Politikë

Berisha: Rama dhe Vuçiç kërcënuan me luftë Kosovën, u ndaluan nga…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:55 - 23/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Dibrës foli dhe për tensionet në veri të Kosovës.

Kryedemokrati Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, se po kërcënonin me luftë  Kosovën. Sipas tij ishte NATO që ndaloi përkeqësimin e situatës.

Më tej, Berisha tha se Shqipëria nën udhëheqjen e Ramës është bërë vasale e Beogradit.

“Je ti dhe ai që keni kërcënuar për luftë në Kosovë derisa mori kartonin e kuq nga NATO. Derisa NATO i tha aty është kufiri ynë. Tha ndonjë fjalë ky vëllai ynë në Tiranë. U ndala këtu sepse përveç vitit 45’, Shqipëria është vasale e Beogradit.  Dhe të vjen turp kur dëgjon që qeveria jote bëhet vasale e Beogradit. Kanë ardhur miqtë e Kadrirovit në Mitrovicë. I mblodhi gjeneralët e tij dhe ata i thanë se për 4 orë e kemi NATO-n mbi kokë po lëvizën. Dibra ka një rrezik tjetër dhe dua ta diskutoj me ju. Dibra ka rrezikun real të zhdukjes nga diga e Skavicës”, u shpreh Berisha.

Pas