Aktualitet

Berisha: Rama, autori kryesor i dramës njerëzore që luhet në kanalin e La Manche



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 07/11/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar këtë të hënë, deklaratat e kryeministrit Rama për largimet e shqiptarëve me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Teksa akuzoi Ramën se është autori kryesor i dramës që po luhet në kanalin e La Manche, Berisha tha se për interesa të tij kreu i qeverisë është i gatshëm të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim.

 “Sot dua atë denoncoj qëndrimet e Ramës ndaj problemeve të mëdha, dramë shqiptare që luhet në kanalin e La Manche. Autor kryesor i kësaj drame, theksoj është Edi Rama. Arkitekt kryesor i kësaj drame njerëzor është Rama. Janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin, vjedhjet me aferat qindra milionëshe. Rama këto ditë është angazhuar në një beteje politike të brendshme. I këshilluar nga këshilltarë që duan ta shtojnë çështjen e shqiptarëve në një luftë të brendshme politike. Rama kalon nga një konferencë në tjetrën duke përdorur gjuhën e një njeriu më ordiner. Gjuhë që tregon se s’ka minimumin e edukatës familjare apo njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje dhe që për interesa të tij është i gatshëm të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim.”, tha Berisha.

Kryeministri Rama në një intervistë për BBC disa ditë më parë ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po sulmon shqiptarët për të justifikuar politikat e saj të dështuara të emigracionit dhe të ruajtjes së kufijve.

Po ashtu ai komentoi edhe deklaratën e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, duke thënë se deklaratat e saj nuk bënin gjë tjetër veçse nxisin ksenofobinë.

Braverman tha disa ditë më parë se Anglia jugore po përballej me një pushtim emigrantësh dhe mes të tjerash akuzoi shqiptarët se po abuzojnë me ligjet moderne.

Pas