Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Qeveria rrëzohet vetëm me protesta të fuqishme

2023/08/01 at 1:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Qeveria rrëzohet vetëm me protesta të fuqishme

Teksa paralajmëroi një analizë të thellë në PD për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për blerjen e votave.

Në mbledhjen e kryesisë, Berisha deklaroi se opozita do të punojë për krijimin e një fronti të gjerë për të organizuar protesta tq fuqishme kundër qeverisë “Rama”.

Ish-kryeministri shprehet i bindur se protestat janë e vetmja rrugë që mund të largojë Edi Ramën nga pushteti.

“Është i domosdoshme një front i gjerë opozitar. Kemi të bëjmë me një regjim dhe jo me një qeveri që ndjek rregulla, por kemi të bëjmë me një narko shtet që ndjek rregullat e mafies. Ku padrinoja merr çdo vendim, çdo ndëshkim, çdo masë dhe në të cilin vota nuk ekziston. Kemi të bëjmë me një narko shtet, me një regjim, i cili kërkon një front të gjerë opozitar, me të gjitha forcat politike opozitare që duan të përballen me këtë regjim. Me të gjithë elementet e rëndësishëm të opinionit publik, me të gjithë shoqërinë civile e cila nuk mëkohet me fondet dhe udhëzimet e partisë. Krijimi i frontit opozitar duhet të jetë përpjekja jonë madhore dhe duhet të fillohet nga puna, krahas analizës Edi Rama është një kalbësire që nuk duhet ta gjejë fundin  as nga prokurorë, as nga gjykatës, por para së gjithash nga qytetarët shqiptarë. Nuk mund të presim nga ata sepse ata i ka vendosur në komandë të plotë. Afera ‘metamorfoza’ është regjistruar në janar, u prit sa bandat përmbushën misionin e tyre elektoral dhe pastaj nuk kishin çfarë ti thoshin qeverisë francezë dhe belge dhe Komisionit Evropian që i ka këto të dhëna. Prandaj fronti opozitar është rëndësi jetike, por përsëri duhet të ndalemi. Historia ka treguar se frontet opozitare kanë përmbysur me votë regjime që kanë respektuar në një shkallë votën. Frontet opozitare kanë dështuar në përmbushjen e narko shteteve. Ato janë të pazëvendësueshme për një qëllim madhor, për protesta të fuqishme kundër regjimit, dhe sigurisht pastaj gara elektorale. Fronti opozitar është vendimtar për organizimin e protestave të fuqishme kundër këtij regjimi dhe pas kalimit në një qeveri teknike për zhvillimin e një gare elektorale ku qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Nuk duhet të ketë asnjë iluzion se krijimi i frontit opozitar, hapja dhe analiza e PD do mund të realizojnë qëllimin pa protesta të fuqishme kundra regjimit. Protestat janë procesi më i vështirë, por këtu qëndron detyra jonë. Ne sot kemi 1 mijë argumente për çdo qytetar për të dëshmuar se me votë ky regjim nuk ikën. Nëse duhet të ndahemi me këtë regjim duhet të sakrifikojmë protesta. Edi Rama në pamje të parë duket sikur ka mbështetje, por në fakt është më i diskredituar. Si hije e ndjekin aferat, incenetatori, porti i Durrës, afera McGonigal. Përpjekje të jashtëzakonshëm po bën i stërfuqishmi Alex Soros, i cili i ka ardhur si në vaki, çdo tre javë këto kohë”-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Tabaku: Vendim i vonuar por i mirëpritur

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Tabaku: Vendim i vonuar por i mirëpritur

Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

Shkrimtarit Ismail Kadare i jepet nënshtetësia e Kosovës

Vdes nga i nxehti ekstrem 13-vjeçarja në Japoni, për një javë shënohen tre viktima

Vdes nga i nxehti ekstrem 13-vjeçarja në Japoni, për një javë shënohen tre viktima

TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com