Kryesore

Berisha: Qeveria ka harruar samitin, dhe merret me protestën tonë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:42 - 05/12/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD Sali Berisha iu bëri përsëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në orën 12:00, gjatë kohës që në Tiranë mbahet Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht masave të sigurisë për shkak të samitit, Berisha tha se qytetarët duhet të mbushinb sheshet për t’iu treguar lidërve të BE korrupsionin e qeverisë “Rama”.

Edhe pse ka njoftuar se protesta do të mbahet para kryeministrisë, Berisha këtë herë nuk e bëri të qartë se ku do të zhvillohet protesta e 6 dhjetorit.

“Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, dëshmitë për porosi vrasjes nga eksponentë kryesorë të partisë së shpellës. Janë pra një botë krejtësisht tjetër në të cilën ekziston krimi, droga, vesi, intriga, çdo gjë, por jo vullneti i anëtarëve të saj, jo vota e lirë, jo dinjiteti i anëtarëve të saj. Ne do të vazhdojmë, do të udhëheqim me shembullin tonë, në mënyrë që të bindim çdo shqiptar që të ardhme pa votën nuk ka. Por sot këtu jemi mbledhur për një eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, për protestën e nesërme në ora 12:00, për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike, aq sa edhe ata që mikëpresin samitin, këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët, kanë harruar samitin, dhe merren me protestën tonë. Në thellësi, po ta marrësh, në fakt ata kanë frikë samitin, Europën, vlerat e saj. Të ngujuar tashmë në kodin e mafias, praktikat e mafias, ata çdo lloj drite i tmerron. Ndaj dhe po të keni vënë re ju, ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, hajduti i parë i Shqipërisë, ai e ka humbur toruan dhe vetëm merret me postblloqe dhe informacione se këtë rrugë po e bllokojmë, atë rrugë s’do e lejojmë, atë shesh do e bllokojmë, etj., etj”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas