Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha sot në Kuvend se ata që kërkojnë përgjegjësi nga policët në protestën e 17 majit tek teatri, duhet ta kërkojnë atë tek drejtuesit e saj duke përfshirë edhe veten e tij. Më herët pas marrjes së mandatit ai deklaroi se fytyra e çdo polici në Shqipëri është fytyra e tij.
Nga ana tjetër, një video e postuar sot në Facebook nga ish-kryeministri Berisha, tregon policë me uniformë duke ja marrë këngës, duke kënduar e duke pirë. Sipas Berishës pamjet janë regjistruar në Gramsh.
Ai ironizon pamjet duke thënë se ato janë të një aksioni të fuqishëm të policisë kundër drogës.
“Aksion i fuqishem i narkopolicise kundra droges ne Gramsh!sb
Pershendetje doktor. Kjo eshte fytyra e Leshit sic deklaroi sot ne kuvend. Policia e Leshit tape me raki dhe me uniforma…me sa duket kendojne pas mbjelljes se hashashit.”- shkruan Berisha. /Opinion.al