-U tha në Opinion

Berisha: Pse opozita pranoi marrëveshje, nuk garanton zgjedhje të lira


               Publikuar në : 21:22 - 23/01/20 |
Geljano Fataj

Duke pranuar se edhe me marrëveshjen e re mes opozitës dhe qeverisë për reformën e re, nuk garantohen zgjedhje të lira, Sali Berisha tha pse pranuan të ulen në një tryezë.

“Edi Rama për herë të parë në jetën e tij e tha këtë para një muaj apo dy muaj. Ai e ka refuzuar. Ai refuzonte një formulë të tillë dhe deklaronte që unë reformën zgjedhore do ta bëjë me opozitën që është brenda. Unë i deklaroja që të ftohej OHDIR-i dhe të ulen palët. Edhe zyra e OSBE thoshte që ne nuk kemi mjete. Kjo u bë”, tha Berisha në Opinion.

“Rrëzohej apo jo Rama, kjo formë ishte etike, jo se kjo do bëjë zgjedhje të lira. Raporti i fundit i OHDIR-it shkatërroi përfundimisht zgjedhjet. Atëherë nëse opozita pas këtij raporti thotë që unë nuk ulem, opozita nuk vinte interesin e Shqipërisë përpara. Opozita është vetëm për zgjedhje dhe nëse opozita pas këtij raporti… Ka shumë vërejtje, ka 67 çështje për të adresuar. Ndaj opozita duhej të ulej, përndryshe dëshmonte se nuk e ka Shqipërinë të parën… Nëse opozita do të tregohej negativiste në këtë moment opozita do ta kishte shumë të vështirë të justifikonte përpara shqiptarëve”, tha më tej ish kryeministri.

Po ashtu ai tregoi se si rrëzohej Edi Rama: “Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën shqiptarët duhet të përgatiten për një rezistencë në shesh. Është frikacak, është i pari që ia mbath nëse populli e rrethon”./ Opinion.al

Pas