Kryesore

Berisha: Pse jemi të rrezikuar nga votimi në Parlamentin e Holandës


               Publikuar në : 20:18 - 18/04/19 |
geliano fataj

“Vendim dramatik për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me votimin në Parlamentin e Holandës, për vendosjen e vizave për Shqipërinë.

Parlamenti i Holandës ka shpjeguar se së pari është krimi shqiptar, që është agresiv dhe në rritje. Që mbështetet në një raport të autoriteteve vendase të vitit 2017. Së dyti shqiptarët vijnë të parët për kërkesat për azil”, tha Berisha në Abc News.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama se votimin nuk ka ndikim, Berisha tha se nëse Parlamenti i Holandës do të kërkojë me ngulm këtë, nuk mund ta pengojë askush.

Vende e tjera në BE do rreshtohen me Holandën dhe jo me Shqipërinë që është një vend aspirues për në BE”, tha Berisha. Ai u shpreh i bindur se negociatat për Shqipërinë nuk hapen, duke na ndarë me Maqedoninë e Veriut për të cilën Berisha tha se ka shtet, jo narko-shtet./Opinion.al

Pas