Kryesore

Berisha protestë/Rama: Do lexoj “Mujin dhe Halilin”, ju bëhuni gati për estradë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:55 - 30/12/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për protestën e paralajmëruar më 8 janar 2022, nga ish-kryeministri Sali Berisha.

A do e mbrojë policia selinë e PD në protestën e 8 janarit? Kësaj pyetje, Rama iu përgjigj duke thënë se kishte planifikuar se të fillonte të lexonte “Mujin dhe Halilin”, ndërsa gazetarëve u tha “të bëhen gati për estradë”.

Kam në plan të lexoj “Mujin dhe Halilin”, dhe jo me temën e kullës së PD se kjo u bë si legjendë kreshnikësh që do përballen filan datë. Ky është një qamet i madh, është një shëmti e madhe, qesharak, marrëzi, por është edhe pak si ajo shprehja që ç’ka të kërkosh do gjesh. Iu shkoi jeta duke kërcënuar dhe luftuar për marrjen e kryeministrinë, tani po luftojnë për kështjellën e PD. Përgatituni për estradë”-tha Rama./Opinion.al

Pas