Kryesore

Berisha: Protesta kishte qëllim për të nxjerrë Bashën dhe banditët nga selia e PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:46 - 10/01/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me protestën e 8 janarit, duke treguar dy qëllimet e anëtarëve demokratë në selinë e PD.

Gjatë intervistës” në Euronews Albania”, Berisha tha se qëllimi ishte që të nxirreshin jashtë selisë së PD persona të inkriminuar dhe për të nxjerr Lulzim Bashën nga zyra e PD. Ish-lideri i PD akuzoi kryeministri Rama se kishte pajisur personat brenda PD me mjete që disponon policia.

“Shkuam për të nxjerr jashtë selisë vrasësit, banditët. Për të nxjerr nga zyra butësisht jo me të prekur, deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet. Dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë. Dispononin pistoletë neuroparalizuese. Dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese. dispononin bomba tymuese”,-tha Berisha./ Opinion.al

Pas