Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social “Facebook”.
Ai iu përgjigj një pyetjeje që kishte të bënte me protestën e 11 Shkurtit dhe me qëndresën e opozitës.
Sipas Berishës, protesta është sipari i një revolucioni, që objektiv ka rrëzimin e qeverisë.
Qytetari: I nderuar doktor, protesta do të jetë një shëtitje si gjithmonë, apo do të bëjmë një qëndresë afatgjatë?
Sali Berisha: Protesta është sipari i një revolucioni që ka për objektiv madhor rrëzimin e kësaj kalbësire që qeveris sot në Shqipëri dhe që emrin e ka Edi Rama.