Aktualitet

Berisha: Protesta e radhës të mbahet gjatë samitit të BE-së në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 18/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur këtë të premte kryesinë e PD.

Gjatë fjalës së tij, Berisha propozoi që protesta e radhës e opozitës të mbahet më 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së.

“Ne mirëpresim dhe konsiderojmë nderim të veçantë për kombin shqiptar, ardhjen e kryetarëve të shteteve të Bashkimit Europian. Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet e shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike europiane janë të pavdekshme. Në këtë kontekst, ftoj që ta marrin këtë protestë si një akt mikpritje ndaj tyre dhe pa diskutim armiqësor, flagrant të hapur armiqësor kundër Edi Ramës, i cili me aferat e tij turpëron lirinë, pluralizmin, transparencën e çdo gjë tjetër”, tha Berisha.

 

Pas