Kryesore

Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 05/11/22 |
Opi Nion

Më 12 nëntor në orën 16:00 PD do të zhvillojë protestën kombëtare kundër qeverisë “Rama”.

Gjatë takimit me qytetarët e Tiranës, Berisha tha se protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë.

Kryedemokrati thekson se protestat nuk do të ndalojën deri në largimin e qeverisë, për të cilën thotë se është e përfshirë në afera të mëdha korruptive.

“PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Dhe kjo, jo vetëm ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, jo vetëm se njeriu që ju premtoi ju shërbim shëndetësor falas me politikat që ka ndjekur ka bërë që ju të paguani sot për shërbimin shëndetësor më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Jo vetëm për këto, por edhe faktin se këtë qytet ku ju jetoni e ka shndërruar në më të ndotur se kurrë në historinë e tij, këtë qytet ku ju jetoni, ku rrisni fëmijët tuaj, ku ndërtoni jetën, e ka shndërruar me lejet e ndërtimit dhe faktorë të tjerë në qytetin e 250 më të ndotur të botës”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas