Ish-kryeministri Sali Berisha, të hënën, është shprehur për denoncimet e bandave të krimit dhe lidhjes së politikës më to, si dhe mos denoncimin e tyre në Prokurori.
Berisha i ftuar në Real Story në Vizion+, deklaroi se institucioni i Prokurorisë në Shqipëri, është kthyer në një Pazar, ku prokurorët shesin dhe zhdukin dosjet e kriminelëve.
‘Mund të jem i vetmi njeri në Shqipëri që kam deklaruar se në Prokurorinë e Shqipërisë janë grupet kriminale më të rrezikshme të këtij vendi. Pse? Sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve, e kam thënë disa herë”, – tha Berisha.
Ish-kryeministri theksoi se veprimtaria e prokurorëve me kriminelët ishte e njohur prej kohësh për të dhe nuk ishte aspak ndryshe nga ai i diktaturës, nga pikëpamja e biznesit.