Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se Procesi i Berlinit, në samitin e fundit, groposi “Ballkanin e Hapur”.
Sipas Berishës, De facto, Serbia njohu letërnjoftimet e Kosovës dhe kjo përbën një arritje të madhe.
“Pa diskutim Ballkani i Hapur është më i vdekur. Procesi i Berlinit, në samitin e fundit, marrëveshjet e firmosura nga 6 vendet e Ballkanit, groposën projektin e Ballkanit të Hapur, në të cilin këto marrëveshje ishin në axhendë, por Kosovës i jepej e drejta të firmosë jo si vend i barabartë mes të barabartëve, siç ndodhi në këto marrëveshje. De facto, Serbia njohu letërnjoftimet e Kosovës dhe kjo përbën një arritje të madhe”-tha Berisha.