Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha prezanton kandidatin për bashkinë e Krujës: Do të bëjë gjithçka për ndryshimin

2023/03/30 at 7:24 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha prezanton kandidatin për bashkinë e Krujës: Do të bëjë gjithçka për ndryshimin

Pasditen e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Lokën.

Berisha gjatë fjalës së tij para demorkatëve, tha se kandidati i koalicionit Loka do të bëjë gjithçka për të garantuar ndryshimin e madh në Krujë, Fushë Krujës, fshatra, biznese e jetën e banorëve në terësi.

“Të dashur demokrate e demokratë, qytetarë e qytetarë, banorë të bashkisë Krujë dhe Fushë Krujës, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Së pari një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për këtë pritje të zjarrtë, e cila është një mesazh frymëzues për demokratet dhe demokratët, për shqiptaret dhe shqiptarët kudo që janë sot. Mesazh që frymëzon, ndryshimin, fitoren, pluralizmin, të ardhmen.

Përulem me nderim të madh para ju krutanëve, banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës, për mbështetjen e madhe, tepër të çmuar që i keni dhënë PD-së në dekada të tëra. Ajo është për PD-në një krenari e madhe, një mirënjohje e pakufishme.

Kam nder të veçantë, kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, Agron Lokën, kandidat për qytetar të parë të këtij qyteti, që qëndron në kreshtën e historisë tonë kombëtare. Është nder të jesh qytetar i parë kudo, por është nder tepër i veçantë të jesh qytetar i parë i Krujës së Skënderbeut, Krujës së historisë, i Krujës që fisnikëron shqiptarët me fisnikëri, qëndresë, frymëzon me bujari, me shpirt punëtor, por mbi të gjitha frymëzon çdo shqiptar për shpirt të pamposhtur dhe fitore.

Agron Loka vjen këtu para jush si kandidat i votuar me votën tuaj të lirë, si kandidat që ju i dhatë besimin, që ju e miratuat, aprovuat si kryetar të ardhshëm  të bashkisë. Agroni së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë në mbarë vendin, janë kandidatët e qytetarëve, kandidatët e lirisë.  Ato zgjedhje që u quajtën primare nuk ishin të përsosura, por u garantoj unë ju se ishin shumë herë pakrahasim më mire që ne mblidhemi sot para kandidati tuaj, se sa të mblidheshin para një kandidati tim, apo të kryesisë në Tiranë. Kjo është demokracia. Por në këtë mënyrë ne gjithashtu, të gjithë së bashku, bëjmë që përfaqësimi ynë të jetë më i drejti. Njeriu që ne votojmë ta dijë që ai është aty me votën tonë, që ka detyrime ndaj nesh dhe ndaj nesh është dhe do të mbetet një shërbëtor i përkushtuar.

Unë ju garantoj se Agron Loka, besimin që i keni dhënë dhe që do i jepni do të ua kthejë me përkushtim të madh në shërbime, në menaxhim, në vizion, ndryshim të Krujës, Fushë Krujë dhe gjithë komunave të kësaj bashkie.

Ju garantoj se Agron Loka do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë të taksave tuaja, çdo burim të ardhurash që do krijojë, ti përdorë me transparencën më të madhe, për ndryshimin e Krujës, fshatrave, Fushë Krujës, biznesit, fermerëve, jetës në tërësi. Kruja ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale turistike, bujqësore, industriale, por potencialin më të jashtëzakonshëm Kruja e ka tek krutanët, tek shpirti i tyre punëtorë, shpirti i tyre krijues. Pra të firmosë ndryshimin dhe duke firmosur ndryshimin në 14 maj, firmosim ndryshimin e jetës tonë, ndryshimin e mirëqënies tonë, të fermave, bizneseve, punësimit, shërbimeve që meritojmë”, tha Berisha në fjalën e tij.

Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Rasti Balluku në Kushtetuese, ankimimi do të shqyrtohet më 2 dhjetor

27 Nëntor, 2025 2:59 pm
Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar
Kronikë

Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar

27 Nëntor, 2025 2:55 pm
Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur
Politikë

Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur

27 Nëntor, 2025 2:50 pm
Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
Kronikë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

27 Nëntor, 2025 12:59 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg

27 Nëntor, 2025 12:30 pm
OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë
Bota

OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

27 Nëntor, 2025 12:18 pm
Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
Bota

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

27 Nëntor, 2025 10:42 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Para
Transformimi i frikshëm i Simon Cowell,çfarë ka ndodhur me yllin britanik të televizionit

Transformimi i frikshëm i Simon Cowell,çfarë ka ndodhur me yllin britanik të televizionit

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

PE kritikon Italinë për kufizimet ndaj prindërve të së njëjtës gjini

U akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, reagon nga Italia Laert Hasalla

U akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, reagon nga Italia Laert Hasalla

TE FUNDIT

Rasti Balluku në Kushtetuese, ankimimi do të shqyrtohet më 2 dhjetor

Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
27 Nëntor, 2025

Gjykata Kushtetuese shtyu për në datën 2 dhjetor shqyrtimin paraprak të padisë së qeverisë kundër pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku....

Lexo më shumë

Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar

Operacioni antidrogë në Itali, në pranga edhe një oficer i Antiterrorit shqiptar
27 Nëntor, 2025

Një oficer i Antiterrorit në Policinë Shqiptare është pjesë e personave të arrestuar pas një operacioni antidrogë të nisur në...

Lexo më shumë

Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur

Grup i ri brenda PD? Zbulohen lëvizjet e Salianjit dhe të demokratëve të pakënaqur
27 Nëntor, 2025

Në një kohë që PD ende nuk ka nisur një analizë të plotë për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e...

Lexo më shumë

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali

Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
27 Nëntor, 2025

Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Brescia ka goditur një rrjet të strukturuar trafiku ndërkombëtar droge, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com