Kryesore

Berisha prezanton kandidatin e Komisionit të Rithemelimit në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 06/02/22 |
Opi Nion

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ka prezantuar kandidatin për kryetar në Bashkinë e Durrësit. Ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha i cili po prezanton kandidatin për kryetar të Bashkisë Durrës, Ardian Muka.

Berisha u shpreh se ambiciet e qeverisë, që sipas tij është shndërruar në një qytet betoni, tejkaluan çdo parashikim.

Ish-kryeministri përmendi edhe portin, me projektin e të cilit sipas tij kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha për interesat e tyre, kërcënuan kafshatën e 12 mijë familjeve.

Një qeverisje që në 8 vite e shndërroi Durrësin në qytetin e betonit, e shndërroi në një qytet që në njërën anë ke banorët e tij më të civilizuar, në anën tjetër bandat e qeverisë të cilët punojnë ditë e natë kundër qytetarëve.

Ambiciet e qeverisë për Durrësin tejkaluan çdo parashikim. Durrësi ka parë në shekuj perandori dhe hordhi të huaja. Asnjëra prej tyre nuk ka vendosur t’ia heqë portin qytetit. Kurse kjo qeveri, pas një sage me një nga aferat më të mëdha korruptive në Europë, duke prerë kafshatën e 12 mijë familjeve që ushqeheshin në aktivitetin e portit për të shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh. Tani del për Edvinin dhe Lul bravën, për larjen e miliarda Euro drogë, shikoni çfarë janë në gjendje t’i bëjnë qytetit. Imagjinoni t’ia presin si me sëpatë 3000 vite histori.

Po babëzia, lukunia nuk ka kufij tek këta njerëz. Por në qoftë se do ndërtosh një port të ri në Porto Romano, atëherë jepja këto 800 mijë katrorë qytetarëve të Durrësit, t’i nxjerrin kursimet që kanë, të ndërtojnë dhe t’i shumohen në ndërtim. Por pse t’i marrin Edi Rama dhe Lul brava? Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj durrsakëve por dhe shqiptarëve”-tha Berisha.

Pas