Kryesore

Berisha pret në takim përfaqësuesit e partive shqiptare në Malin e Zi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:55 - 23/03/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi, Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.

Mësohet se në këtë takim, përfaqësuesit e forcave politike shqiptare në Malin e Zi falenderuan Berishën për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike në afirmimin e të drejtave etnike të shqiptarëve në Malin e Zi.

 “Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të vojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti mëi sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike. Përfaqësuesit e forcave politiketë Malit të Zi, vlerësuan lart kontributin e Partisë Demokratike, Qeverisë së saj në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi. Takimi ishte i hapur dhe në mirëkuptim të plotë”, tha Berisha në këtë takim./ Opinion.al

Pas