-U tha në Opinion

Berisha: Presidenti Begaj është socialist, mik i thekur i Ramës dhe Ballës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:00 - 30/06/22 |
el ida

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar presidentin e votuar nga kuvendi Bajram Begaj si njeri të socialistëve.

Madje, ai tha se Begaj është një figurë e plotë e PS, madje shumë i dashur, pranë Kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar Balla.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Fevziu: Presidenti nuk është i tyre…

Berisha: Ka qenë socialist në të gjithë qenien e tij. Ka qenë i emëruar drejtor spitali .

Fevziu: Ka qenë emëruar në bazë të profesionit.

Berisha: Pa anësi partiake nuk emërohet drejtori i spitalit.

Figurë e plotë e PS, shumë i dashur biles. Është një figurë shumë e dashur e PS, për fat të keq e njërit prej eksponentëve më të zi të politikës në 30 vite, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Fevziu: Kam përshtypjen që Rama deklaroi se nuk e njeh.

Berisha: Të besosh një gjë të tillë do të thotë të besosh rrethin katror.

Kryeministrër që nuk njeh shefin e shtabit nuk ka. Rasti që shefi i shtabit të ushtrisë të jetë mjek, që deri para pak vitesh ka ushtruar profesionin e tij, nuk di si mund të ndodhë.

Fevziu: Shqipëria ka patur presidentë dhe kryeministra mjekë?

Beroisha: Po krahasoni të pakrahasueshmen. Shefi i Shtabit ka të bëjë më doktrinat e të tria armëve; kmëbësorisë, flotës dhe forcave ajrore.

Kurse mjekë Kryeministra mund ta kesh nja 10 në Europë, mjek-presidentë mund të kesh nja 15 në botë. Mos të krahasojmë të pakrahasueshmen.

Presidenti është socialist dhe mik i thekur i dy prej figurave më të zeza në historinë e politikës shqiptare, Edi Ramës dhe Taulant Ballës./Opinion.al

Pas