Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Policia e Ramës tenton të fshehë autorin e sulmit kimik ndaj opozitës

2017/05/31 at 11:06 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lista e deputetëve/ Qytetarja i shkruan Berishës: Nuk ju votoj me këto lista

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë se ka tentuar të devijojë hetimet për ngjarjen e rëndë të helmimit të demokratëve në Bulevard. Ai kërkon që prokuroria të hetojë, madje kërkon edhe ndihmën e vendeve partnere që të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. 


Statusi i Sali Berishës në facebook

A ishte sulmi kimik ndaj opozites, nje akt i mirefillte terrorist?

Te dashur miq, per here te pare ne historine e vendit opozita shqiptare sulmohet ne mitingun e saj me lende kimike toksike, akoma te paidentifikuar pluhur apo gaz, sulm nga i cili u lenduan ne shkalle te ndryshme mbi 170 pjesemarres ne kete miting, nder te cilet edhe vet kryetari i PD, Lulzim Basha.

Shfaqjet klinike te personave te demtuar nga agjenti toksik ishin qartesishit ato te veprimit akut irritues duke shkaktuar eriteme te forte, skuqje dhe djegie te lekures, skuqje e fryrje dhe djegje te qepallave dhe syve, irritime te kornes dhe perde e perkohshme ne shikim, dhimbje te padurueshme koke, irritim te forte dhe sekrecione te mukozave te hundes dhe rrugeve te frymarrjes.

Jashte çdo lloj dyshimi ky ishte nje agresion akut.

Disa prej te lenduarve vazhdojne te vuajne pasojat e demtimeve ne sy prej asaj dite, kurse per pasojat mbi rruget e frymarrjes nuk ka ende vleresime. Opozita, pavaresisht nga akti terrorist dhe qellimi i tij, mbajti nje qendrim serioz te vetpermbajtur ne deklaratat e saj.

Por tani, duke pare perpjekjet qeveritare dhe mediave te kontrolluara nga Rama per te zvogeluar ne maksimum aktin kriminal terrorist qe ndodhi ne bulevardin e Tiranes, nuk mund te mos ndalesh ne analizen e tij ne momentet qe vijojne.

Se pari, kemi te bejme me nje qendrim te dyshimte te papranueshem te qeverise ndaj ketij sulmi kimik kunder opozites ne mitingun e saj elektoral, per te cilin edhe sot, pas pese ditesh nuk dihet asgje per shkakun dhe qeveria refuzon ta cilesoje ashtu siç ishte ne te vertet.

Se dyti, ky sulm kimik, si rastesisht ndodhi vetem nje jave pas nje stervitje te bere publike me media, ne te cilat u demostrua reagimi i forcave te ushtrise dhe policise ndaj nje sulmi te simuluar me arme kimike.

Nje jave pas kesaj stervitje qeveritare, i takoi opozites shqiptare te provonte sulmin me arme kimike ndaj saj. Ngjarjet mundet te mos kene asnje lidhje njera me tjetren por e verteta eshte se, qe nga koha e diktatures, nje stervitje publike ne kryeqytet dhe e paraqitur ne media per armet kimike, nuk ishte zhvilluar, sikunder, nje sulm kimik ne nje miting publik ne Shqiperi nuk kishte ndodhur kurre me pare.

Se treti, si per te na bindur se kishte te gatshme nje pergjigje te parafabrikuar per te fshehur doren e zeze te autorit apo autoreve te sulmit kimik kunder opozites, policia e Partise pa humbur kohe akuzoi me nje injorance ekzemplare si shkak tullumbacet, te cilat u tha se pas plasjes kane shkaktuar problemin, por nuk u tha se çfare lende kimike, pluhur apo gaz toksik duhet te ishte futur me qellim ne tullumbacet per te shkaktuar sindromin toksik tek mbi 170 vete.
Hipoteza e tullumbacit u diskretitua shpejte pasi tullumbacet e leshuara ne fluturim, te filmuara nga shume kamera, nuk kishte plasur, dhe perveç kesaj kishte disa persona te lenduar qe ishin larguar nga mitingu para leshimit te tullumbaceve.

Natyrisht, kur policine e shtetit e drejton njeri nga bajlozet me kryesore te narko-shtetit dhe drejtorine e Tiranes e drejton nje ektremist socialist i ardhur nga policia bashkiake e Vlores, nuk mund te presesh qendrime te tjera pervec perpjekjes per te humbur gjurmet e ketij krimi te shemtuar.

Ky qendrim i policise se “fajin e kane tullumbacet” u shoqerua me heshtjen e plote te kryeministrit ne largim. Vetem pas alarmit qe dhane mediat nderkombetare per sulmin kimik ndaj opozites ne Tirane reagoi dhe Edi Rama, i cili kerkoi gjetjen e shkakut por njekohesisht akuzoi opoziten se po flet per konspiracion, me çka tregoi se ndofta i shkoi gjuha tek dhembi!

Perveç ketyre, policia, pasi i plasi ne dore tullumbaci tani po ben perpjekje edhe me qesharake per te mbyllur ceshtjen e ketij akti qe nuk ka asgje mangut nga kriteret e nje sulmi terrorist, pasi nuk gjendet asnje shkak tjeter, duke aluduar per driten e prozhektoreve.
Keshtu, prej tre diteshe po fajesohen prozhektoret e perdorur me qindra here ne aktivitete dhe qe nuk kane dhene asnje here gje te ngjashme me ate qe ndodhi ne mitingun e opozites.

Se fundi, ky ishte sulm ndaj opozites pas nje kohe perballje te gjate dhe te ashper me qeverine, ndaj mendoj se qeveria, per te deshmuar se ishte duar jashtevne kete akt, do te duhej jo te heshte apo te bente presione qe te mos leshohen komunikata siç beri diten e pare, por me urgjence te kerkonte ndihmen e ekipeve te vendeve partnere me eksperience shume me te madhe sesa ekipet tona ne sulmet kimike dhe me ndihmen e tyre te percaktonte me saktesi shkakun e asaj qe ndodhi.

Ky qendrim, me sa duket qeverise per arsye te veta, nuk i intersonte. Keshtu qe qytetareve te lenduar dhe mbare qytetareve shqiptare iu lind e drejta te vene shume pikpyetje mbi qendrimin e qeverise ndaj ketij sulmi kimik ndaj opozites, te cilin qeveria ne pamundesi per ta fshehur prapa tullumbacit perseri nuk don qe te paraqitet si i tille.

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin terrorist ndaj opozites, qendrimin e dyshimte te Edi Rames dhe policise, i bej thirrje prokurorise te shtetit te hetoje me perparesi se pari te gjitha keto qendrime dhe vonesa te qellimshme, llojin e agjenteve apo agjentit kimik te perdorur ne simulimin e sulmit kimik qe u be nje jave me pare nga qeveria dhe demtimet qe ai shkakton si dhe, me ndihmen e institucioneve partnere me te specializuara, te percaktoje me urgjence agjentin e perdorur ne sulmin kimik me sa duket terrorist qe u ndermor kunder opozites shqiptare! sb

Etiketa: berishahetimetopozitapoliciaprotestasulmi kimik


Ju sugjerojmë

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
Bota

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

10 Korrik, 2025 4:17 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”
Aktualitet

U mbyt pasi shpëtoi 2 turistë/Qeveria shpall kapitenin Anamali “Dëshmor të Atdheut”

10 Korrik, 2025 3:08 pm
Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit
Aktualitet

Vengu në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile:Hapat e parë drejt modernizimit

10 Korrik, 2025 2:51 pm
Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Nancy VanHorn takim me kreun e SPAK, vlerëson luftën kundër krimit të organizuar

10 Korrik, 2025 2:40 pm
Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Aplikonte për kredi me karta false, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

10 Korrik, 2025 2:28 pm
Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…
Aktualitet

Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: Putin s’është paqedashës, nuk duhet…

10 Korrik, 2025 2:19 pm
Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në kërkim, dyshohet se është parë në Gjirokastër
Aktualitet

Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

10 Korrik, 2025 2:01 pm
Para
Foto lajm/ Vlahutin-Bregu në gjurmët e Ramës e Metës, darkë peshku tek Pazari i Ri

Foto lajm/ Vlahutin-Bregu në gjurmët e Ramës e Metës, darkë peshku tek Pazari i Ri

Rrëfimi i një ish prostitute, nga varësia prej kokainës deri te martesa e lumtur me një burrë të pasur

Rrëfimi i një ish prostitute, nga varësia prej kokainës deri te martesa e lumtur me një burrë të pasur

Helmohen 11 gra në fabrikën e këpucëve

Helmohen 11 gra në fabrikën e këpucëve
















TE FUNDIT

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro
10 Korrik, 2025

Komisioni Evropian njoftoi arritjen e një marrëveshje prej 2.3 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës për ta ndihmuar atë të...

Lexo më shumë

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
10 Korrik, 2025

Shqipëria aspiron të futet në BE brenda pak vitesh, por hapësirat publike të kryeqytetit, që përfaqëson imazhin e vendit, nuk...

Lexo më shumë

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
10 Korrik, 2025

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes 4 vëllezërve dhe 5 shtetasve të tjerë. Uniformat...

Lexo më shumë

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
10 Korrik, 2025

Qeveria shqiptare ka mirëpritur miratimin nga Parlamenti Evropian të raportit për progresin e Shqipërisë gjatë viteve 2023-2024. Përmes një reagimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com