Kryesore

Berisha: Po e rrënon vjedhja turizmin dhe Shqipërinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 03/08/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur sot një takim me qytetarë dhe ekspertë të turizmit.

Nga Vlora, Berisha tha se turizmin dhe Shqipërinë po e rrënon vjedhja.

“Nuk është pandemia, por më e keqe se pandemia është politika që ndjek kjo qeveri. Dëgjoj qytetarë që nuk shkojmë në jug sepse na kushton nafta më shumë se një biletë easyjet. Njëri më thotë për të shkuar në Dhërmi më shkon 130 mijë lekë. Çmimet mund të jenë më të shtrenjta se sa arsyeja, por harrohet se po këta operatorë vjet kishin çmime të tjera. Sot këtu ushqimet kushtojnë 7-10% më shtrenjtë se në BE. Kjo është e dhënë statistike e EUROSTAT. Të shtrojmë një pyetje: A ka marrë një masë kjo qeveri për të lehtësuar turizmin në këtë periudhë? Çfarë fondesh ka angazhuar për të ndihmuar operatorët turistikë këtë verë që duket se është me probleme? Asgjë. Po e rrënon vjedhja turizmin dhe Shqipërinë”, tha Berisha./Opinion.al

 

Pas