Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD tha se personi që shtyu deputetin Ervin Salianji në sallën e seancave plenare ishte i armatosur.
“Personi i cili u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, personi kishte armë. Kemi prova të pakundërshtueshme”, theksoi Berisha.
Berisha tha po ashtu se një prokuror i SPAK-ut ndodhet në Parlament. “Është SKAPI është brenda. Ka një prokuror të SKAP-it në sallë”, shtoi ai.