Aktualitet

Berisha përplaset me Ballën në Kuvend: Ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën time



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 20/10/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, është përplasur në Kuvend me socialistët dhe me kreun e Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Teksa po akuzonte maxhorancën për vjedhje përmes energjisë elektrike,  deputetët e PS-së dhe Balla, reaguan nga karriget e tyre duke i kërkuar kryeparlamentares Nikolla t’i ndërpriste fjalën.

Berisha replikoi ashpër me të ndërsa iu drejtua Nikollës duke thënë se nëse nuk e kryen dot detyrën maxhoranca ta shkarkojë.

“Ju do donit të mos kisha asnjë minutë. Por të vërtetat që i them shqiptarëve ju nuk do i pengoni. Sot do diskutojmë për një sektor që tregon si një pasuri kombëtare është shndërruar në mallkim. Një pasuri kombëtare që falë një strategjie të nisur në vitin 2007 u arrit prodhimi i energjisë nga burimet ujore. 54% e energjisë është prodhuar nga hecet private.

Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 9 terravat energji elektrike nga të cilat konsum vetëm 7. Biznesi paguan tarifat më të larta pas rritjes katastrofike që i bëtë ju. Po vidhni në mënyrën më të papërpmbajtur. Ju e shisni energjinë elektrike me 40 euro te agjentë të huaj dhe po ky agjent e shet në bursë me 140 euro dhe ju sjell ju ë gjithë fitimin që keni përcaktuar së bashku me të. Ju merrni energji nga Kosova me qëllim që t’ia ktheni kur të keni.

Ju atë energji e rieksportoni dhe hapni digat vetëm për të përfituar dhe vjedhur. Ju keni krijuar një rrjet vjedhësish ndër më gjigantët që mund të jetë në Europë dhe botë. Hapni tendera të paverifikuar për 320 mln euro. Hap e mbyll sytë fap e fap thotë ai firmos unë. Shpallet fituesi dhe ju vetëm vidhni. Ju keni instaluar kohët e fundit një sistem të tmerrshëm vjedhje të të gjithë qytetarëve në pallate të vjetra.

OSHEE ka urdhëruar që t’u faturohen pallateve me 15 hyrje që nuk kanë ashensor dhe pompa uji, 600 këh pallatit. Çdo familje duhet të paguajë vjedhjen tuaj. Dhe thoni se i ulët humbjet. Gropë e zezë për humbjet jeni ju si qeveri. Nuk paguani tarifat për institucionet. Paratë e taksapaguesve ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera. Si mund të kthehet ndryshe një pasuri kombëtare në mallkim kombëtar si është shndërruar energjia. Nëse ti i pafytyrë do ndërhysh në fjalën tim (i drejtohet Ballës)”, deklaroi Berisha.

Më pas kreu i PD iu drejtua Nikollës duke thënë:  Le të dalë ai të bëhet kryetar parlamenti. Nëse nuk e bën dot detyrën ti le të të shkarkojnë.

Pas