Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha për takimin e Ohrit: Vuçiç nuk firmos, nuk është dakord të dalë nga ombrella ruse

2023/03/19 at 6:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Basha dhe Alibeaj janë të larguar nga PD-ja në mënyrë përfundimtare

Lidhur me takimin Kurti –Vuçiç dhe marrëveshjen e Ohrit ka reaguar së fundi edhe Berisha.

Duke argumentuar arsyet për të cilat presidenti serb refuzoi të firmoste, në një kohë kur kryeministri Kurti ishte i gatshëm për firmë, Berisha shprehet ndër të tjera se një nga arsyet për të cilat Vuçiç refuzon lidhet pikërisht me faktin, se ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse.

“Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën”, shprhet Berisha duke shtuar se pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e përcaktuara nga BE dhe SHBA.

Deklarata e Berishës

Miq, takimi shumë orësh i Ohrit perfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëllojë si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.

Në perfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai. Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb.

Pra në Oher nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të së dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.

Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë.

Etiketa: berishakurtiOhertakimivucic

Ju sugjerojmë

Qëlloi bashkëshorten 3 herë me thikë, vetëdorëzohet Aleko Myrtollari 
Kronikë

Qëlloi bashkëshorten 3 herë me thikë, vetëdorëzohet Aleko Myrtollari 

6 Qershor, 2023 11:06 pm
Arrestimi i Dakos, Hoxha: Mund të hetohej edhe në gjendje të lirë
-U tha në Opinion

Arrestimi i Dakos, Hoxha: Mund të hetohej edhe në gjendje të lirë

6 Qershor, 2023 10:54 pm
Votimi për Srebrenicën/Haxhiu: Frigohem në imazh, deputetët duhej të largoheshin
-U tha në Opinion

Haxhiu: Do pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që kanë dosje penale në SPAK

6 Qershor, 2023 10:51 pm
Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar
Kronikë

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

6 Qershor, 2023 10:37 pm
Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar
Aktualitet

Arrestimi i Dakos, avokati: U la në burg për 2 raste, masa ndaj tij e nxituar

6 Qershor, 2023 9:55 pm
“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës
Aktualitet

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës

6 Qershor, 2023 9:32 pm
“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri
Aktualitet

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri

6 Qershor, 2023 9:20 pm
Babalja/ Shtyhet gjyqi, Salianji: Kërkova përjashtimin e gjyqtares
Aktualitet

Arrestimi i Dakos, Salianji: Personazh i errët i politikës, SPAK të “godasë” sërish

6 Qershor, 2023 8:43 pm
“E planifikuar”, Hoxha për sulmin ndaj Berishës: Si doli aq shpejt kartela e autorit
Aktualitet

Urdhër-arresti për Dakon, Artan Hoxha: Di shumë gjëra për ata lart, nëse pendohet…

6 Qershor, 2023 8:26 pm
Dy mbledhje grupi të PD-së, ja deputetët e pranishëm te Berisha dhe te Gazment Bardhi
Aktualitet

Berisha: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, Rama e bllokoi

6 Qershor, 2023 8:16 pm
Para
Urdhër arresti për Putinin, Vuçiç: Do të ketë pasoja të këqija në jetët e njerëzve

Urdhër arresti për Putinin, Vuçiç: Do të ketë pasoja të këqija në jetët e njerëzve

60-vjeçarja pranë divorcit, zbulon tradhtinë e bashkëshortit me ish-të dashurën e rinisë

60-vjeçarja pranë divorcit, zbulon tradhtinë e bashkëshortit me ish-të dashurën e rinisë

Melaizja: Në krevat me mua, burri dërgonte foto intime me të dashurën e rinisë

Melaizja: Në krevat me mua, burri dërgonte foto intime me të dashurën e rinisë

TE FUNDIT

Qëlloi bashkëshorten 3 herë me thikë, vetëdorëzohet Aleko Myrtollari 

Qëlloi bashkëshorten 3 herë me thikë, vetëdorëzohet Aleko Myrtollari 
6 Qershor, 2023

Është vetëdorëzuar në polici 46-vjeçari Aleko Myrtollari, i cili dy ditë më parë plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola...

Lexo më shumë

Arrestimi i Dakos, Hoxha: Mund të hetohej edhe në gjendje të lirë

Arrestimi i Dakos, Hoxha: Mund të hetohej edhe në gjendje të lirë
6 Qershor, 2023

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar  në studion e emisionit “Opinion” arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa...

Lexo më shumë

Haxhiu: Do pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që kanë dosje penale në SPAK

Votimi për Srebrenicën/Haxhiu: Frigohem në imazh, deputetët duhej të largoheshin
6 Qershor, 2023

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Opinion” se thuajse të gjithë politikanët me dosje në SPAK do të ketë fatin...

Lexo më shumë

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar
6 Qershor, 2023

Petrit Ismaili, avokati i Vangjush Dakos përveç detajeve lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj klientit të tij, foli edhe për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com