Aktualitet

Berisha për Steinmeier: Mirënjohje për kujdesin që tregoi ndaj Nishanit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 01/12/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të enjte ka shprehur mirënjohje të thellë për presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili sipas Berishës është kujdesur për ish-presidentin Bujar Nishani në momentet kritike të jetës së tij.

Berisha e falenderoi Walter Steinmeier në emër të Partisë Demokratike për aktin dhe gjestin e tij njerëzor.

“ Presidenti Steinmeier si ministër i Jashtëm i Republikës Federale ka mbështetur fuqimisht çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e tij.  Interesi i tij për Shqipërinë e shqiptarët ka qenë gjithnjë prezent. Por unë kam një mirënjohje më të veçantë sot për të. Për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij, kështu që në këtë rast në emër të Partisë Demokratike, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij”, është shprehur Berisha.

Pas