Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas incidentit që ndodhi në foltoren e Kuvendit, ku shtyu Alibeajn për të marrë fjalën.
Berisha tha se ishte një keqkuptim dhe se nuk kishte ndërmend të bënte debat me Alibeajn.
Ish-kryeministri u shpreh se dëshironte të fliste për çështje madhore dhe se kishte dëgjuar që emri i tij ishte lakuar disa herë.
“Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje sepse i ka përmendur emrin. Unë dëgjova që emri im ishte lakuar disa herë. Unë do të merresha me çështje madhore. Që një kryeministër të nxirret nga avioni me forcë s’ka skandal më të madh”,-tha Berisha.