Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha për draftin e Asociacionit të propozuar nga Rama: Teksti është shkruar në Beograd

2023/06/08 at 12:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fondet e fushatës, Sali Berisha: PD-në po e financon fryma e fitores

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një prononcim për mediat para parlamentit ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, të dhënë pak më parë,  për draftin e Asocacionit të Komunave, me shumicë serbe që ky i fundit pohoi se i kishte dorëzuar Macronit dhe Scholz.

Sipas Berishës drafti është shkruar në Beograd dhe më pas rishkruar në Tiranë.

Më tej Berisha akuzoi Ramën se me këtë akt po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Argati i Vuçiçit, në detyrim ekstrem, shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnjë dhe Kosovë, njeriut që me politikën e tij etno-nacionaliste, politikën e tij të Serbisë së Madhe, është faktor destabilizimi kryesor në Ballkan, dhe pas Putinit të Madh edhe në Europë, Aleksandër Vuçiç.

Sot, Edi Rama me detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Natyrisht vetëkuptohet se teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë.

Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, përbën një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin, përbën një akt kur Edi Rama përpiqet të zgjidhë problemin e tij të tmerrshëm me McGonigal, për të cilin e ka vendin në burg në çdo drejtësi të botës. Përpiqet të sfumojë problemet e tmerrshme që ka krijuar me zgjedhjet në vendin e vet.

Duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, që në procesin e shtensionimit të situatës, të procedojnë në bashkëpunim me KFOR, BE-në dhe SHBA, duke zbatuar atë skedulë për të cilën insiston komuniteti ndërkombëtar.

Nuk do dilja sot, por u detyrova kur pashë vasalin e Vuçiçit në këtë histeri antikombëtare.

Në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3, 4 apo 5 përqind të etnisë joserbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim. Pas kësaj, në mënyrë ligjore përcaktohen hapat që ndërmerren për të pasur rezultatin e suksesshëm.

Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejt edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe nga autoritetet ndërkombëtare, që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në një afat kohor sa më shpejt të mundshëm në mënyrë që të zgjidhen kryetarët që duan.

Mendoj se ky është një hap demokratik, një masë demokratike, një përgjigje demokratike që i jepet çështjes.

Prandaj në këtë kontekst mendoj se qeveria e Kosovës e ka një detyrim që të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar.

Përsa i përket Asociacionit, e kam mbështetur dhe do e mbështes si një derivat themelor i lirisë. Por theksoj se Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Çdo Asociacion që del jashtë kësaj kornize, është një rrezik i vërtetë madhor jo vetëm për Kosovën, por për paqen e stabilitetin në gadishullin e Ballkanit, një faktor jashtëzakonisht i rrezikshëm i serbomadhnisë apo i shtrirjes së shtetit serb”-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
Takohen pas komunikimit virtual, turistja britanike akuzon shqiptarin se e përdhunoi

Takohen pas komunikimit virtual, turistja britanike akuzon shqiptarin se e përdhunoi

Vangjush Dako brenda kafazit prej xhami, del foto nga seanca

Vangjush Dako brenda kafazit prej xhami, del foto nga seanca

Tmerr në Francë, 6 fëmijë sulmohen me thikë në një park lojërash

Tmerr në Francë, 6 fëmijë sulmohen me thikë në një park lojërash

TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com