Politikë

Berisha për deklaratën e Kim: Shqiptarët kanë dëshirë t’i marrin vendimet vetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 15/07/22 |
Opi Nion

Gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur nëse pjesëmarrja në protestë ishte një përgjigje ndaj deklaratës së 1 viti më parë të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, e cila deklaroi se do të ishte tragjedi për vendin nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.

Berisha ka preferuar që t’i  përgjigjet pyetjes duke cituar ambasadorin e parë të SHBA-ve, i cili sipas tij ka thënë se shqiptarët kanë dëshirë t’i marrin vendimet vetë.

“Shkaqet më kryesore kanë qenë mbështetja për një opozitë të vërtetë dhe dhimbja e pamerituar e qytetarëve shqiptarë nga vjedhjet e qeveritarëve. Ajo që mund të them unë, deklaruat të cilat synuan të zvogëlojnë mbështetjen nga Sali Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët shqiptarë. Ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri ka qenë një burrë shumë i shquar dhe me reputacion të vërtetë në vendin e tij. Ai shkruante: Shqiptarët janë miq të mirë, na duan shumë, por ata kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet t’i marrin vetë. Në kohë të Mbretërisë kjo. Unë mendoj se ai ka qenë një njohës i shkëlqyes i psikologjisë shqiptare”, – tha Berisha.

 

Pas