Kryesore

Berisha për Bashën: Ish-kryetari shpalli non grata bazën e partisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:38 - 20/09/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë në media lidhur me deklaratën e bër nga kryedemokrati Lulzim Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupti parlamentar se nuk do të lejojë krijimin e një grupi anti-amerikan në PD.

Nëpërmjet një postimi Berisha shkruan se tashmë kreu i PD ka shpallur non grata bazën e partisë.

“Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë! sb”-shkruan Berisha.

Pas qarkullimi të këtij lajmi, PD sqaroi deklaratën e Bashës, duke theksuar se në asnjë moment gjatë mbledhjes, Basha nuk i ka cilësuar anëtarët e PD anti-amerikanë.

Pasdite e nesërme, Berisha do të takojë demokratët në Fier në kuadër të ciklit të takimeve “Foltorja me demokratët për PD”. Ish-kryeministri ka deklaruar se synon mbledhjen e 1500 firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe më pas do kërkoj mbledhjen e kësaj strukture për të anuluar vendimin e Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar./Opinion.al

Pas