Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

2025/10/06 at 1:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e bëri të ditur kreu demokrat Sali Berisha pas mbledhjes së PD-së, i cili theksoi se kandidatura e tij do t’iu paraqitet aleatëve për ta mbështetur në këto zgjedhje.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”.

Duke vlerësuar artistin Binaj, Berisha tha se ai është në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit, ndërsa ftoi aleatët dhe qytetarët ta mbështesin këtë kandidaturë

“Shpresoj që aleatët, opozitarët, të bashkohemi në këtë mbështetje ndaj një personaliteti me reputacion të gjerë, tek i cili gjejnë veten më shumë se kushdo tjetër të përfaqësuar, qytetarët e Tiranës. Ai ishte për vite e vite me radhë, yll apo superyll i shfaqjes më të shikuar të vendit dhe në çdo rol, interpretimi i tij ishte më i pëlqyeri, ishte i përsosur. Florian Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij.

Dhe të gjithë ju jeni dëshmitarë të betejave që ai ka bërë së bashku me të tjerë në mbrojtje të këtyre kauzave. Ai, së bashku me bashkëpunëtorë, me ekip, kanë ndërtuar dhe paraqesin një nga emisionet investigative më të shikuara. Pra, mund të themi se në këtë kontekst, Florian Binaj, së bashku me ekipin e tij, janë në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit. Kundër kësaj dukurie shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj dhe njëherë ftoj aleatët dhe të gjithë opozitarët, ftoj qytetarët të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”.

Ju sugjerojmë

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
Aktualitet

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

6 Tetor, 2025 2:16 pm
Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
Kronikë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

6 Tetor, 2025 12:28 pm
Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
Kryesore

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

6 Tetor, 2025 11:57 am
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët
Kronikë

Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 38-vjeçari, e pësojnë dhe dy pasagjerët

6 Tetor, 2025 11:51 am
Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
Kryesore

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

6 Tetor, 2025 10:28 am
Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen
Bota

Stuhia e dëborës godet malin Everest, bllokohen 200 alpinistë, qindra evakuohen

6 Tetor, 2025 10:08 am
Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 tetor 2025

6 Tetor, 2025 8:34 am
Para
Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

TE FUNDIT

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë

Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
6 Tetor, 2025

Florian Binaj do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 9 nëntorit. Komediani i njohur...

Lexo më shumë

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
6 Tetor, 2025

Florian Binaj është kandidati i pavarur që do të mbështesë opozita për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë e Tiranës....

Lexo më shumë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë
6 Tetor, 2025

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat vendaseraportojnë se Artur Tushi , i dyshuar si narkotrafikant shqiptar...

Lexo më shumë

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
6 Tetor, 2025

Shqipëria po mirëpret sot Samitin dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili po zhvillohet në Golem dhe drejtohet nga presidenti i Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com