Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: PD do të ngrejë padi penale ndaj prokurorëve Kraja dhe Prençi

2023/12/19 at 12:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: PD do të ngrejë padi penale ndaj prokurorëve Kraja dhe Prençi

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme, ka bërë me dije se PD do ngrejë padi penale ndaj SPAK.

Berisha akuzon SPAK se i ka dhënë amnisti për krime të rënda zyrtarëve të lartë, si Edi Rama, Ilir Beqaj apo Erion Veliaj.

“Kushtetuta e Shqipërisë ndan qartë pushtetet. Amnistinë Kushtetuta ia njeh si të drejtë parlamentit shqiptar dhe këtë të drejtë, ajo ia njeh parlamentit me votim të cilësuar, dmth me tre të pestat e tij.
Por Skapi i partisë ka marrë përsipër të bëjë rolin e parlamentit, të ushtrojë amnisti për krime ndër më të rëndat. Në një kohë kur falë kësaj drejtësie, të rinj varen në qeli njëri pas tjetrit për një krim minor, të burgosur për një krim minor, zyrtarë si Edi Rama dhe Erion Veliaj diktojnë listën se kush do të dënohet dhe kush nuk do të dënohet në aferat e tyre të mëdha korruptive. Pas amnistisë për së dyti, që Skapi i partisë i bëri Beqajt, ndodhi edhe amnistia e vjedhjes së shekullit.”

Sipas Berishës, për aferën e inceneratorëve u lëshuan 15 urdhër arreste, por në asnjë vend nuk u përmend emri i kryebashkiakut të Tiranës, i cili sipas ish-kryeministrit është  “përgjegjësi kryesor për vjedhjen e shekullit”.

“Në 110 faqe, prokurorët e Skapit pas hetimeve të tyre të djegësit të Tiranës, lëshuan 15 urdhra arresti, por nuk përmendën njëherë të vetme emrin e kryesorit në këtë aferë, Erion Veliajt. Ata de facto amnistuan njeriun përgjegjës më kryesor së bashku me Edi Ramën për zhdukjen e 130 milionë eurove të taksapaguesve dhe bizneseve shqiptare për vjedhjen e tyre.”

Berisha thekson se padia do jetë konkretisht ndaj prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Dritan Prençi.

“Në këtë kontekst, PD do ngrejë padi penale ndaj skapistëve Kraja, Prençi për këtë akt të pashembullt ndonjëherë në historinë e hetimit. Në materialin që do paraqesë zoti Këlliçi, ju do të dëgjoni se çfarë diferencash ekzistojnë midis padive të ngritura në grupe të ndryshme, pasi Spaki e zbërtheu çështjen në disa çështje me qëllimin e vetëm të mos flasë për organizatë kriminale. Arriti deri aty sa të lëshojë 15 urdhra arresti dhe të mos flasë për organizatë kriminale pasi kreu i saj i dilte Edi Rama dhe ndër të, Erion Veliaj. Prandaj dhe ne do ngremë padi penale për këtë vepër të rëndë të skapistëve të partisë. Sikundër e njëjta parti do ngrihet për amnistinë që iu bë Ilir Beqës për sterilizimet. Ngritja e padive penale ndaj Skapit, në pamje të parë është një akt komik. Të besosh se Skapi do të hetojë veten dhe do të gjykojë veten, është njëlloj si të besosh rrethin katror. Por, njëra anë është Skapi, anë tjetër është Kushtetuta dhe institucionet e saj. Ndaj dhe ne nuk do ngurrojmë në një seri padish penale ndaj Skapit, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë atyre që kanë konsumuar vepra të rënda penale duke shfrytëzuar pushtetin e tyre për pasurim si të pangopur.”

Ju sugjerojmë

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
Aktualitet

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

3 Qershor, 2025 11:44 am
Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
Bota

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

3 Qershor, 2025 11:31 am
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
Bota

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

3 Qershor, 2025 11:30 am
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

3 Qershor, 2025 11:16 am
14 maji/ PD nuk çon Komisionerët, PS i kërkon KQZ listën e anëtarëve zëvendësues
Aktualitet

11 Maji/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura

3 Qershor, 2025 11:13 am
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze

3 Qershor, 2025 10:55 am
KE vlerëson reformat e Shqipërisë
Aktualitet

KE vlerëson reformat e Shqipërisë

3 Qershor, 2025 10:52 am
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

3 Qershor, 2025 10:48 am
Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
Kryesore

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

3 Qershor, 2025 10:33 am
“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!
Aktualitet

“Me vizion të qartë investimesh”/ Veliaj krenar për Tiranën: Po gëlon nga turistët!

3 Qershor, 2025 10:31 am
Para
Përplasën dy makina në Vlorë, plagosen nënë e bijë

Dëmtohet me frezë teksa po punonte në shtëpi, humb jetën 60-vjeçari 

SPAK kërkon ashpërsimin e masës ndaj tij/ A do e pranojë Berisha vendimin? Përgjigjet ish-kryeministri

SPAK kërkon ashpërsimin e masës ndaj tij/ A do e pranojë Berisha vendimin? Përgjigjet ish-kryeministri

Vrau një të burgosur dhe plagosi një tjetër, Sokol Mjacaj dyshohet se është paguar nga jashtë 

“Shef mos u afro, mos hy në gjak me mua”, si ia drejtoi armën Sokol Mjacaj shefit të policisë së Burgjeve! Negociatat për dorëzimin 

TE FUNDIT

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
3 Qershor, 2025

Një fermë bagëtish në fshatin Domen në Shkodër u vendos në karantinë nga shërbimi veterinar, pasi dyshohet për simptoma të...

Lexo më shumë

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
3 Qershor, 2025

Një tjetër video e dhimbshme shfaqet në Khan Younis në Gaza. Një nënë bën thirrje të dëshpëruar për ushqim, e...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
3 Qershor, 2025

Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë...

Lexo më shumë

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
3 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar në lidhje me fotografimin dhe publikimin e tezës së provimit të maturës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com