Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar dy vjetorin e nisjes së sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Nga dritarja banesës, Berisha theksoi mbështetjen e PD ndaj Ukrainës, ndërsa nuk e cilëson presidenti rus Vladimir Putin si një kasap.
Akuzat nuk i kurseu as për kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se mbështet Rusinë dhe ka agjendë kundër NATO-s.
“PD denoncoi që ditën e parë me forcën më të madhe agresionin barbar të Vladimir Putinit kundër Ukrainës. Por PD denoncoi me forcë të madhe qëndrimet e dyfishta të argatit të Beogradit në Tiranë ndaj kësaj lufte. Edi Rama nuk iu përgjigj që në fillim sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë së Putinit. Përkundrazi, ai hapi portet për mallrat dhe kontrabandën ruse. Përkundrazi, ai hapi plazhet për barbarët ruse, që pasi kryenin kasaphanë ndaj qytetarëve të Ukrainës, vinin në plazhet e Edi Ramës për të rimarrë forcat. Miqtë e mi, PD denoncoi me forcën më të madhe fushatën anti-NATO, anti-Shqipëri të Edi Ramës, në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç, i cili kalonte nga samiti në samit me tezën se Serbia më mirë të mos zbatojë sanksionet. Me tezën se nuk duhet të rënë në qafë Serbisë për të zbatuar sanksionet e Rusisë. Me tezën se Serbia është më mirë Rusi e vogël, një rrezik madhor për paqen, vetëm e vetëm se ishte vasal, argat i shpifur i serbomadhit Vuçiç. PD, sipas parti e vokacionit perëndimor, pa diskutim ka një nga meritat më të mëdha në histori, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ishte aleanca e Atlantikut të Veriut, që i imponoi Edi Ramës të marrë kthesën, se përndryshe do përballej me pasojat më të rënda. Ndaj dhe ky i pakarakter, argat i Vuçiçit, e qepi gojën, e mbylli gojën, hoqi dorë nga lobimi për Beogradin. Dhe kjo është meritë e madhe e NATO-s. Por kjo është gjithashtu meritë e PD, që rreshtoi Shqipërinë në aleancën e Atlantikut të Veriut. Duke u përulur me nderimin më të madh para heroizmit, sakrificës së qindra mijëra luftëtarëve të Ukrainës, qytetarëve të saj, duke shprehur besimin se kjo luftë nuk do fitohet kurrë nga Putini, nga barbarët, PD garanton popullin e Ukrainës dhe qeverinë e tij se do mbështesë me gjithë fuqinë luftën e tyre të drejtë dhe se në Shqipëri, do të luftojë me vendosmërinë më të madhe ndaj çdo korenti, çdo përpjekje, çdo tendence pro-ruse nga cilido”,-tha Berisha./ Opinion.al