Kryesore

Berisha pas takimit me Metën: Koordinim të përpjekjeve kundër qeverisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:31 - 23/11/22 |
Opi Nion

Mëngjesin e kësaj të mërkure kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim në selinë blu kreun e PL, Ilir Meta.

Disa orë pas takimit që zgjati për rreth 30 minuta, Berisha ka zbardhur temat e diskutimit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Berisha shkruan në postimin e tij se me Metën ka folur për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga qeveria “Rama”.

Sipas kryedemokratit, bashkëpunimi midis dy partive opozitare do të jetë  elektoral dhe parlamentar. Ky takim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe protestës së thirr më 6 dhjetor.

“Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.  Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.  Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”,-shkruan Berisha./Opinion.al

Pas