Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet ditën e nesërme në SPAK, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
E hëna e nesërme është data e radhës e përcaktuar që ai të firmosë paraqitjen e tij.
Me këtë rast PD ka njoftuar se mbështetësit e opozitës do të paraqiten në orën 9:30 për të protestuar sërish përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
”Te dashur miq.
Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu paraqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit!”, njofton PD./Opinion.al