Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
Ndërkohë, siç ka ndodhur edhe më parë, mbështetësit e Berishës janë mbledhur para ambienteve të SPAK për të protestuar.
Kujtojmë se Berisha është nën hetim për dosjen ‘Partizani’ me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ku edhe qëndroi për 333 ditë në izolim në shtëpinë e tij.
Ai e cilëson vendosjen e masës ndaj tij një akt të turpshëm politik në të cilin ai thotë se “Prokuroria në kundërshtim me Kushtetutën kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë”.