Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” për ngjarjet e viteve ’90, në veçanti për lëvizjet e para që sinjalizuan dhe rrëzimin e sistemit komunist.
Berisha është shprehur se ka qenë një nga njerëzit që e donte ndryshimin e sistemit, por nuk e besonte se një gjë e tillë do të ndodhte në vitin 1990.
“Personalisht nuk besoja se Shqipëria do pësonte ndryshimet e vendeve ish-komuniste gjatë viteve ’90, nuk e besoja. Përpiqesha të bëja çfarë kisha në dorë, por nuk besoja se do të ndodhte. Besoja se Shqipëria do të mbetej si Kuba e Adriatikut, ashtu siçe përfliste shtypi botërorë. Por, habia dhe mrekullia e vitit ishe levizja studentore që përmbysi çdo gjë, lëvizje e cila erdhi në fund të vitit. Unë mendoja se që Shqipëria do të arrinte vendet e tjera në një gjeneratë, 20-25 vite, por tani mund të them që kemi bërë regres. Në 10 vitet e fundit funksionimi i shtetit ligjor kla bërë një regres.”-tha Berisha.

















