-U tha në Opinion

Berisha : Pala greke njoftoi edhe opozitën për deklaratën e detit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:15 - 10/09/20 |
Opi Nion

Ish-Kryeministri Sali  Berisha i është përgjigjur Kryeministrit Rama lidhur me çështjen e detit me Greqinë.

Berisha ka ndërhyrë pas Ramës në emisionin “Opinion”, pasi ky i fundit tha më herët që nuk ka një marrëveshje me Greqinë dhe se marrëveshja e vitit 2009 ishte një tradhti kombëtare e Berishës, Metës dhe Lulzim Bashës.

“Së pari, në marrëveshjen e vitit 2009, LSI ka qenë në opozitë. Së dyti më duhet t’i them publikut se ndjehem i lehtësuar, pasi dëgjuat për treçerk ore se ç’përfaëëson njeriu i cili gënjeu, mashtroi dhe nuk dha asnjë shpjegim. Ai ishte si Kryeministri i dajres dhe kazanit”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh se përpara deklaratës së Kryeministrit Mitsotakis në parlament, pala greke ka njoftuar paraprakisht palën shqiptare dhe opozitën e vendit tonë.

Berisha: Qeveria ka notifikuar para deklaratës, autoritetet shqiptare të dy krahët të pozitës dhe opozitës.

Fevziu: Ju thoni që autoritetet greke kanë njoftuar edhe opozitën dhe mazhorancën?

Berisha: Pa diskutim.

Fevziu: Opizitën shqiptare?

Berisha: Pa diskutim, ka njoftuar  që do ketë një deklaratë të tillë. Kjo është prsaktikë e civilizuar, normale dhe etike./Opinion.al

Pas