Politikë

Berisha nxjerr videon në Kuvend: S’e kemi votuar raportin e Dick Marty-t në KiE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:45 - 21/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend  tha se ishte Partia Demokratike ajo që u vu në ballë për mbrojtjen e Kosovës me sloganin “Mjë komb një qëndrim” në vitin 1998.

Për të mbështetur deklaratën e tij, Berisha nxorri në foltoren e parlamentit një video ku shfaqeshin Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi në selinë e PD-së.

Ndër të tjera, ai akuzoi kryeministrin Rama për arrestimin e Thaçit, pasi sipas tij ishte ai që e futi në spiral të lojrave të rrezikshme ballkanike.

“Dy fjalë kam këtu për zotërinjtë, lidhur me qëndrimin e PD-së. Ka një foto këtu nga mitingu i 1998, në të cilën kam hedhur sloganin ‘Një komb një qëndrim’, por përveç kësaj ka një video këtu, është me Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin në selinë e PD-së. Vasali i Vuçiçit …pra në qoftë se Edi Rama, Fatos Klosi, Frederik Ymeri merreshin me afera të zeza, gjatë asaj lufte PD-ja dilte në ballë, me kërkesën ‘një komb, një qëndrim’ dhe bëri gjithçka për pavarësinë e saj. Bëtë gjithçka për copëtimin e saj, ky është problemi dhe e arrestuat Hashim Thaçin se e futët në spiral të lojërave të rrezikshme ballkanike”, tha Berisha.

Më tej Berisha ka theksuar se nuk është e vërtetë se është votuar raporti i Dick Martyt në Këshillin e Europës.

“Nuk është e vërtetë është se është votuar raporti i Dick Martyt në Këshillin e Europës. Është votuar rezoluta në të cilën nuk ka asnjë fjalë as për krime, ka kërkesën që hetimi i të dhenave të raportit të Dick Marty-t të bëhet në Shqipëri e Kosovë. Po të mos ishte votuar, pranonte fajësinë dhe nuk do të ishim sot në këtë rezolutë që e kam konsideruar të gabuar që ata vetë do të duhet ta kishin hedhur Marty-n në Gjykatë”-tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama më herët u shpreh se Partia Demokratike ka ngulur thika në shpinën e Kosovës dhe ka qenë ajo që ka votuar raportin e Dick Martyt.

 

Pas