Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprerë momentalisht seancën plenare të Kuvendit. Kjo për shkak se ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të largohet nga foltorja e parlamentit. Mes tyre ka pasur një përplasje pasi Ruçi i ka kërkuar disa herë Berishës të lëshojë foltoren ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar.
Në këtë mënyrë, pas kërcënimeve se do e përjashtonte nga seanca Berishën, Ruçi ka ndërprerë momentalisht seancën deri në momentin që Berisha të leshojë foltoren.