Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Nuk ka kush autoritet të diskutojë integritetin territorial të Kosovës!

2018/09/08 at 10:59 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Nuk ka kush autoritet të diskutojë integritetin territorial të Kosovës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim në fund të takimit që ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, mbrëmjen e djeshme, për çështjen aq shumë të debatueshme të kohëve të fundit, korrigjimit të kufijve Kosovë.


Ja çfarë ka deklaruar ish-Kryeministri i Shqipërisë, Berisha, duke theksuar se kjo ide nuk është e re dhe as shqiptare:

“Unë pata shumë kënaqësi që bëra një diskutim të zgjeruar me zotin Albin Kurti, – tha Berisha, –  për të gjitha zhvillimet si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, shpreha preokupimin tim shumë të madh për faktin se, këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia doën të shndërrojnë çështjen e integriteit territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror.

Cdo shqiptari dhe çdo qytetari të Kosovës në mënyrë të veçantë, dua t’i them, në mënyrën më të sigurt, se kurrë në karrierën time politike nuk kam patur, pas çlirimit të Kosovës dhe deri sot, nuk kam dëgjuar një shtetar, diplomat, burrështetas, deputet apo të huaj, që të vërë në diskutim kufijtë e Kosovës. Mund të kem patur shumë pretendime, mund të kem ngritur çështje të ndryshme po kurrë kufijtë e saj aktual, kurrë integritetin e saj territorial.

Në të drejtën ndërkombëtare, kur u zbërthye Jugosllavia, ata kufij ndër republikanë, që kishte vendosur Marshalli, u njohën botërisht si kufij shtetëror. Dhe kjo ndodhi dhe me Kosovën. Në asnjë dokument, të gjitha rezolutat e OKB, përfshirë rezolutën e bitit 94 që i njeh Kosovës të drejtën për vetëvendosje, dokumenti i Rambujesë, dokumenti Ahtisari, dokumenti që shpalli Kosova pavarësinë, dokumenti i Gjykatës së Hagës dhe gjithçka tjetër, kanë njohur Kosovën në kufijtë e sak aktual.

Eshtë nja nga aktet më destabilizuese të rajonit përpjekja e Beogradit  për Serbinë e Madhe, për aneksimin e territoreve të Kosovës dhe destabilizimin e Ballkanit.

Ky akt, nxjerrja e çështjes së kufijve të Kosovës ka vendosur në harresë të gjitha problemet e vërteta që ekzistojnë dhe që duhet të zgjidhin Prishtina dhe Beogradi me dialog. E them këtu që ne jemi plotësisht per dialog, kemi qënë, kemi mbështetur dhe do mbështesim dialogun, por e gjithë ajo që bëhet ka lënë në harresë 30 marrëveshje të pa zbatuara, ka lënë në harresë mijra e mijra të zhdukur, dhe kur e sheh nga afër steh që ka disa banda në Mitrovicën e Veriut, të cilat duket funksionojnë në unison për qeveritarët e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Dhe, meqënëse këto banda nuk mund të jetojnë me ligj, tani thonë të shkëputemi dhe kanë gjetur, do të më faliin bashkëkombasit e mi në Preshëvë, të përdorin Preshevën si plaçkë tregu në mënyrë që të realizojnë projektin e Serbisë së Madhe hap pas hapi.

U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës, u bëj thirrje deputetëve të Kosovës, t’i japin fund kësaj situate dramatike.  Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritetin territorial të Repubilikës së Kosovës. 

Nuk ka asnjëri tager, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka asnjë të drejtë Serbia të pretendojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka Kosova asnjë pëllëmbë tokë, as dhuratë nga Tito, as nga Rakoviçi dhe nga askush tjëtër. Përkundrazi, nëse i referohemi historisë, jo verbërisht sipas versionit të Beogradit por historisë së vërtetë, kufijtë e Kosovës kanë bqënë ndofta edhe një herë më të mëdha se sa ç’janë sot, por ato ia lëmë historisë, ne marrim kufijtë e Republikës së Kosovës.

Së dyti, e theksoj këtu se, hapja e kutisë së Pandorës, përbën një rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Si Mitrovica me tre komuna janë të paktën gjashtë të tjera në një distancë jo shumë të largët, pak qindra kilometra ose më pak nga ai rajon. A do hyjmë ne tani të hapim zinxhirin e një seri konflktesh per ambicien e një Serbie të Madhe, të cilët kësaj here, me nje operacion të paimagjinueshëm, nuk e shprehin më vetë, por e shprehin me argatët e tyre në Prishtinë.

Sa herë që e kana shtruar, me dhjetëra herë, kana marrë një përgjigje të prerë kategorike nga Tirana, për hir të së vërtetës dhe nga Prishtina, per fat të keq edhe nga kata që sot kana marrë flamurin e tyre dhe e servirin sot si projekt.

Së fundi dua t’i informoj qytetarët e Kosovës, se kjo ideja e kufijve që serviret si ide shqiptare dhe me një dhimbshuri të madhë për Preshevën, është absolutist falsitet.

Kjo është ide e mirëfilltë e Beogradit, e shtruar tek unë në Selanik nga Vuk Drashkoviç, e propozuar në mënyrë të përsëritur, e kundërshtuar në mënyrë kategorike nga Tirana zyrtare por dhe Prishtina zyrtare.

Ndërsa tani, na u gdhi si një ide shqiptare.

Kjo është një ide serbomadhe, me të cilën asnjë shqiptar nuk duhet ta mbështesë. 

Unë mbështes plotësisht qëndrimin e opozitës së Kosovës, shumë i drejtë, dhe ky qëndrim në vlerësimin tim i shërben paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, bashkëpunimit ndërshtetëror midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe në tërësi.

Nuk ka minoritet në Europë që të ketë të drejtat që kanë sot serbët në Kosovë, përveç të drejtave të serbëve. Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë gjë në Kosovë. Të gjitha i ka për projektin e Serbisë së Madhe, i ka per bandat e trafikantëve të drogës, të armëve, që e kanë shndërruar Mitrovicën e Veriut njësoj si disa zona të pushtuara nga rusët në Moldavi dhe zona të tjera, por kjo është histori tjetër. Historia me banda është histori që duhet të merret ligji me të.”

 

Etiketa: berisha dhe kurtidiskutimetintegriteti territorial i kosoves


Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

27 Gusht, 2025 11:53 am
Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
Kryesore

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

27 Gusht, 2025 11:39 am
Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Nga 14 vatrat e raportuara gjatë ditës, dy ende aktive

27 Gusht, 2025 10:26 am
Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët

27 Gusht, 2025 10:16 am
Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas
Aktualitet

Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas

27 Gusht, 2025 9:09 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:18 am
Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

26 Gusht, 2025 10:04 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje një grua

26 Gusht, 2025 9:11 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra ende aktive

26 Gusht, 2025 8:18 pm
Para
Atentati me një të plagosur në Lezhë, policia jep detaje: Gjendet makina e djegur e autorëve

Me armë në brez dhe një automatik në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari në Shijak

Video-Opinion/ Spiropali: Deklarata e Ramës ndaj Hafizit është keqkuptuar, s’ka të bëjë me seksizmin

Përjashtimi nga PS i Gjetanit, Spiropali: Vendimi s’është kompetencë e Kryesisë

Ky është veprimi që bëjnë femrat çdo ditë, por rrezikon t’i ndajë nga partneri

3 rregullat e dashurisë që s’duhet t’i shkelni kurrë; ja për çfarë bëhet fjalë
















TE FUNDIT

Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë

Trump kërcënon Rusinë me luftë ekonomike nëse nuk arrihet paqja në Ukrainë
27 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur sërish poshtë mundësinë e ndonjë takimi të afërt mes udhëheqësve rusë...

Lexo më shumë

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

Kosovë/Ministri Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar
27 Gusht, 2025

Liburn Aliu ka njoftuar të mërkurën se ka dhënë dorëheqje si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës

Zjarret në vend, Rama: Së shpejti ne do të kemi flotën tonë, me dy avionë zjarrfikës
27 Gusht, 2025

Ditën e sotme po mbahet një ceremoni, ku po nderphen me medalje dhe shpërblime forcat e angazhuara në operacionet e...

Lexo më shumë

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve

Rama nderon forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve
27 Gusht, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbajti ditën e sotme një ceremoni e Mirënjohjes Kombëtare për dhënien e medaljeve dhe shpërblimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com