Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha non grata nga SHBA, Basha: Thirrje për transparencë mbi çdo fakt

2021/05/19 at 7:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha për Berishën: Nuk ështe në formimin tim të “vras babain”

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e Departamentit të Shtetit, i cili shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person non grata në SHBA.

Në një postim në “Facebook”, Basha bën thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Kryedemokrati thotë se gjatë qeverisjes së Berishës, Shqipëria luftoi korrupsioni dhe vijoj me hapa të shpejt itegrimin.

Më tej, Basha thotë se SHBA është aleatja e Shqipërisë dhe se Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reagimi i Bashës

U njoha me keqardhje me vendimin e Sekretarit të Shtetit për ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.

Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë, dhe çoi miqësinë dhe aleancën strategjike të Shqipërisë me SHBA në nivelet më të larta.

Gjatë kohës që z. Berisha ishte Kryeministër, Shqipëria përmbushi të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në NATO, si dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian, ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishin kryekushte. Në të gjitha këto arritje partner kyç i Qeverisë Shqiptare ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për fat të keq, ndryshe ka ndodhur në këto 8 vite, ku për shkak të korrupsionit masiv në çdo sektor dhe lidhjeve të pushtetit me krimin e organizuar, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në zbatimin e reformave që i duhen vendit, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për vend anëtar i Bashkimit Europian.

Vendimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit nuk cënon arritjet madhore të Shqipërisë nën drejtimin e Sali Berishës, kontributin e tij madhor në demokratizimin e Shqipërisë dhe reformat që e afruan vendin me partnerët tanë Euro-Atlantikë, dhe aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë, dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si prioritet absolut kombëtar.

Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë pa asnjë kompromis luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në dobi të demokracisë, shtetit të së drejtës, transparencës dhe mirëqenies së Shqipërisë dhe kombit shqiptar./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Aktualitet

Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

6 Gusht, 2025 12:04 pm
VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës
Aktualitet

VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

6 Gusht, 2025 12:01 pm
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Aktualitet

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

6 Gusht, 2025 11:52 am
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik

6 Gusht, 2025 11:40 am
Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni
Kryesore

Botërori 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Letoni

6 Gusht, 2025 11:30 am
Balla në Dibër: Të rinjtë, të denoncojnë çdo fenomen që i shqetëson për të parandaluar në kohë paligjshmërinë
Aktualitet

(VIDEO) Nëse hedh një bisht cigareje nga makina..Balla: Të shkaktosh zjarr, krim

6 Gusht, 2025 11:26 am
Armëpushimi me Hamasin/ Netanyahu dërgon negociatorë në Kajro, do të diskutohet për pengjet
Bota

Mbi 61 mijë palestinezë të vrarë/ Netanyahu flet për ofensivë më të zgjeruar në Gaza

6 Gusht, 2025 11:22 am
“Fole” prostitucioni në Durrës/2 shtetase kineze të arrestuara e 7 të tjerë në hetim
Aktualitet

“Fole” prostitucioni në Durrës/2 shtetase kineze të arrestuara e 7 të tjerë në hetim

6 Gusht, 2025 11:08 am
Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor
Bota

Hiroshima përkujton 80-vjetorin e bombardimit bërthamor

6 Gusht, 2025 10:53 am
Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
Aktualitet

Situata me zjarret/ MM: U evidentuan 25 vatra në vend, një mbetet ende aktive

6 Gusht, 2025 10:42 am
Para
Numërohen paundët që u kapën në Portin e Durrësit, sa është shuma

Numërohen paundët që u kapën në Portin e Durrësit, sa është shuma

Studentët refuzojnë kthimin në auditore, provimet do zhvillohen online

Studentët refuzojnë kthimin në auditore, provimet do zhvillohen online

Serbia shpenzoi miliona dollarë për blerjen e dronëve kinezë

Serbia shpenzoi miliona dollarë për blerjen e dronëve kinezë

TE FUNDIT

Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident tragjik në Fier, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
6 Gusht, 2025

Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Levan të Fierit. Mësohet se dy automjete u përplasën...

Lexo më shumë

VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

VIDEO/Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës
6 Gusht, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për situatën e bujqësisë, duke...

Lexo më shumë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
6 Gusht, 2025

Rubrika “Ne, evropianët” na çoi këtë të martë, më 5 gusht, në Shqipëri apo El Doradon e re për pushuesit,...

Lexo më shumë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
6 Gusht, 2025

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës gjatë një mbledhjeje të mbajtur në Sarajevë ka miratuar vendimin për t’ia hequr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com