Politikë

Berisha non grata nga Britania,Boçi dhe Paloka:Kot i harxhoni milionat për lobime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:23 - 22/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës nga Mbretëria e Bashkuar.

Boçi thotë se nëse të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre.

Shpallja e MB dhe arsyet e parashtruara ndaj Berishës i ngjajnë një moskuptimi kohor, po aq dhe diplomatik dhe politik. Nxitimi për të thënë medoemos diçka, ka prodhuar një fabul akuzash që të vendosura pranë Berishës, duket që janë jo vetëm të pabaza, por ngjajnë dhe krejt qesharake. Si “një lloj historie me paskuinë” tek “Gjerhurinat” e Markezit. Nuk mund ta them këtë nëse akuzat do t’i atashoheshin Ramës. Serioziteti i tyre do ishte bindës. Aq shumë ngjisin me emrin e Ramës akuzat, sa ngjan që zyrtarët e tekstit të akuzave i kanë ndërruar atij thjesht emrin. Ato janë një lloj konspekti i akuzave që sot institucionet ndërkombëtare përfshi DASH, i bëjnë Ramës. Sepse korrupsioni i votës është shtrati i të gjitha korrupsioneve dhe dihet se sa e ka minuar demokracinë autori i shitblerjes së votës dhe masakrës së 25 prillit. Sepse dihet botërisht, pse u hartua një ligj dekriminalizimi me iniciativën specifike të Berishës dhe PD në 2013, dhe cili ishte personi që krimit, bandave, kriminelëve, banditëve i dha status politik, ekonomik e social elitar, status që e gëzojnë shënd e verë dhe sot. Të mbyllësh sytë dhe argumentat politikë para këtyre fakteve është dramatike dhe aspak diplomatike. Sikurse dihet se kush ka përfituar para publike nga Rama e qeverisja e tij nën okelion “strategjike” apo Fazlliçi dikur biznesmen në spekulimin e tij, sot është mik i mirë i Ramës. E pra, të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre. Synimi i këtyre akuzave, të lobuara për dekurajimin e opozitarizmit, ka për të dhënë efektin e kundërt. Beteja me Ramën e kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë është mision,”-shkruan Boçi.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar për konfirmimin e shpalljes non grata të Berishës nga Britania e Madhe ku u shpreh se po harxhojnë miliona për lobimin ndaj tij

‘Deri sa te vazhdoni t’ju thoni shqiptareve se ”i korruptuari dhe i lidhuri me krimin” ne kete vend qenka Sali Berisha pas 10 vitesh ne opozite dhe kete ju a thoni duke mbajtur ne krah Ramen , kot i harxhoni milionat per lobime. Ky do jete qendrimi edhe kur te njejtin vendim ta shpalle Zelanda e Re…E ne se dikush mendon se shqiptaret qe reaguan me qendrimin e tyre me 11 dhjetor, 6 mars dhe 7 korrik, pasi Berisha ishte shpallur “non grata” nga DASH, do impresionohen kur kete ta bej Zelanda e Re, thjeshte jetojne ne realitet tjeter.’- shkroi Paloka.

 

 

Pas