Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar pasi Sali Berisha informoi se ishte shpallur “non grata” nga qeveria britanike.
Në një prononcim për “News24”, ambasada tha se Britania e Madhe “ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin”.
E pyetur nëse në listën e qeverisë britanike ka emra të tjerë nga maxhoranca që janë shpallur “non grata”, ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë tha se:
“Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve”.