Aktualitet

Berisha njofton vazhdimin e protestave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:52 - 20/12/21 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha në protestën e sotme paralajmëroi se nuk do të dorëzohet por do të vijojnë protestat e tjera.

Gjatë fjalës së tij, lideri historik i PD tha se kjo është protesta e parë, ndërsa theksoi se “do qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave deri sa të çlirojmë pushtetin”.

Jemi këtu të betohemi para njëri tjetrit dhe vetes se nuk do të ndërpresim kurrë protetën gjersa regjimi kleptokracisë të vendoset para ligjit. Ne si shqiptarë të votojmë të lirë për veten dhe vendin tonë. Ne këtu jemi, mijë dhe mijëra qytetarë të lirë. U mblodhëm me një thirrje të shpejtë. Por në 2 muaj ne arritëm të rimëkëmbim, të rivendosim në piedestal monumentin madhështor të pluralizmit që mori peng Edi Rama. Ky organ, ky ortek nuk ndalet më. Ndaj dhe më lejoni ta paralajmëroj Edi Ramën. Mos guxo t’i dalësh para. Mos mendo se me pakicë dhe stërpakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret. Ne nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë. Kjo është protesta e parë. Ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera gjersa të çlirojmë Shqipërinë nga narkoshteti. Të rikthejmë votën, shpresën dhe të ardhmen për çdo shqiptar”, tha Berisha./Opinion.al

Pas