Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nga Pogradec: Do ulim taksat, nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 500 euro 

2025/01/11 at 2:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Pogradec: Do ulim taksat, nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 500 euro 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në 34-vjetorin e themelimit të degës së PD në Pogradec, ku tha se ishte kjo forcë politike që e nxori Shqipërinë nga izolimi. 

Nga takimi në Pogradec, Berisha foli për pensionet, që sipas tij, në Shqipëri është shifër shumë më e ulët se vendet e rajonit. 

“Po se, një pensionist në Shqipëri të marrë mesatarisht 170 euro, në Mal të Zi të marrë 450 euro. Kush ka qenë nga ju në Mal të Zi? Çfarë ka Mali i Zi? Nuk ka asnjë të 1/5 të pasurive të Shqipërisë. Absolutisht! Po, pse, një pensionist në Maqedoni të marrë 280% të pensionit që marrim ne? Dhe të gjitha këto, me të gjitha dokumentet, ne ishim para të gjithëve në vitin 2013. Rumuni, kishte rrogën minimale në vitin 2013, 800 lei. Lexoni, shikoni sa e ka sot, 3300 lei. Kosova, shtet i sapoformuar, i shpallën pavarësinë, përsëri pensionistët marrin 30-40% më shumë se sa në Shqipëri. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh, sepse qeveria demokratike, që i thotë vetes përfaqësuese e qytetarëve, është e detyruar që të ardhurat që krijon t’i shpërndajë me qytetarët. Çfarë bënë këta? Ky ngriu rrogat e ulëta, ky ngriu pensionet, ky mashtroi me indeksimin e pensioneve”-tha Berisha. 

Duke u ndalur te pagat, Berisha tha se Partia Demokratike ka planin e saj për duke vendosur minimunin jetik nëse merr pushtetin më 11 maj. 

“Po rrogat e ulëta? Pse rumuni e rriti 4 herë rrogën e ulët, po Shqipëria po t’i vësh inflacionin pothuajse fare. A, prisni. Në rrogat qëndroi indiferent? Jo! Rrogat e larta i rriti në stratosferë. Sot, Shqipëria ka rroga më të larta se sa Sllovenia. Imagjinoni Sloveninë ju. Sllovenia ka rroga të barabarta me vendet e zhvilluara të BE-së. Dhe këtu, rrogat e larta janë më të larta se atje. Pra, çfarë kemi ne. Ne kemi programin tonë, zotimin tonë solemn, nga i cili do përfitojë çdo shqiptar që sot është në vështirësi, dhe jo vetëm. 

Ne do vendosim minimumin jetik. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Dhe ai që nuk merr asnjë qindarkë, do marrë 200 euro. Edhe ai që merr 100 euro, do marrë 200 euro. Edhe pensionisti në fshat që merr 120 euro, do marrë 200 euro. Pensionisti në qytet që merr 170 euro, do marrë 200 euro. Dhe u garantoj se është vetëm hapi i parë. Se ligj do të jetë, çdo vit do të indeksohet. 

Nuk do të ketë shqiptar që do marrë rrogë në sektorin privat, apo në sektorin publik nën 500 euro. Jo, është jashtë çdolloj morali. Çfarë do bëhet me sipërmarrjet që, e kanë bazuar në rroga të ulëta? Do ulim taksat, do i ndihmojmë me të gjitha mënyrat. Nuk do pranojmë kurrë që t’i paguajnë nën 500 euro shqiptarët. Të eci sipërmarrja mirë, nuk të eci, ky është kushti. A po bëjmë ne një zbulim? Jo!  Çdo vend i lirë demokratik, ka jo pagën mujore, por pagën e orës, që çdo orë je i detyruar të paguhesh kaq, dhe në qoftë se nuk jep atë pagë për orën, të vihen drynat”-u shpreh Berisha. 

Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Vuçiç: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz 

Vuçiç: Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz 

Zelenski: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe 

Zelensky: Ushtarë të Koresë së Veriut që luftonin për Rusinë u kapën në rajonin e Kurskut 

Mediat: Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Groenlandën, ekipit të Trump 

Mediat: Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Groenlandën, ekipit të Trump 

TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com