Kryesore

Berisha: Nga PD janë larguar vetëm ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 01/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se PD do të jetë një parti e hapur për të gjithë demorkatët.

Gjatë një interviste në “Tv Klan”, Berisha thotë se ndër vite nga PD janë përjashtuar ata persona që sipas tij, nuk kanë pranuar rezultatin e votës së lirë.

Berisha sqaroi dhe ndryshimet e statutit të Pd, ku theksoi se kryetari do të ketë kompetenca të kufizuara.

“Gjatë historisë së Partisë Demokratike janë larguar ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës. Por me statutin e ri do të kemi një dimesion tjetër që do të shtrihet nga anëtari i partisë deri te kryetari i Partisë Demokratike. Kryetari do të ketë kompetenca më të kufizuara në vendimarrje. Vendimarrja do i kalojë Kryesisë dhe organeve të tjera të cilët nuk do të jenë në varësi të kryetarit por të zgjedhur nëpërmjet votës. Statuti është një rikthim i vlerave demokratike. Partia Demokratike do të jetë e hapur ndaj vlerave më të mira të shoqërisë civile dhe botës akademike në Shqipëri dhe jashtë saj. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që emigracioni shqiptar të jetë pjesë e jetës ekonomike dhe politike. Ndryshimi duhet të jetë kryefjala jonë për shqiptarët. E kërkojnë shqiptarët dhe ne duhet të hartojmë dhe programojmë me të gjithë elementët njerëzor, të paraqesim përpara shqiptarëve ndryshimin që ata duan. Problemi është se ndryshimi nuk sillet me 2 apo 3 persona. Ndryshimi ka të bëjë me një qëndrim ndaj normave dhe demokracisë. Nuk mund të ndërtoj shtet ligjor një parti që shkelmon statutin e saj. Këtu hapja e partisë drejt think-tankeve drejt grupeve përbën një domosdoshmëri që të realizojë programin e tyre”,- tha Berisha.

Pas