Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nga Oboti në Shkodër: Çojmë në Kuvend ligjin që detyron KESH-in të …

2022/11/21 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Oboti në Shkodër: Çojmë në Kuvend ligjin që detyron KESH-in të …

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë vizitës së tij në familjet e përmbytura në Obot të Shkodrës tha sërish se situata e krijuar është si pasojë e keqmenazhimit të kaskadës së Drinit nga ana e qeverisë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorë të zonës, Berisha deklaroi se do të dorëzojë në Kuvend një nismë ligjore që e detyron me ligj KESH-in të krijojë fondin e përmbytjeve dhe të mos preket në asnjë rast përveç fatkeqësive.

“Është një fatkeqësi e krijuar, sigurisht reshjet kanë qenë të fuqishme, por bazë absolutisht, themeli është keqmenaxhimi i kaskadës për shkak të vjedhjes. Në një kohë që mund të prodhonin energji për gjithë nevojat e vendit kanë bërë tenderin dhe nuk kanë prodhuar asnjë kilovat gjer sot në mëngjes kur u demaskuan. I kanë hapur mbrëmë pa lajmëruar. Energjia është shndërruar në një mall me të cilin vjedhin ditë e natë. I kanë marrë KEK-ut të Kosovës 150 mln kilovatë dhe kur KEK-u i Kosovës futi në riparim TEC-et u kërkoi që na e ktheni një pjesë dhe këta nuk i kthyen asnjë pjesë hde tani nuk i kërkojnë dot më. Një pjesë të madhe të energjisë së KEK-ut e shitën. Hapin fshehtas tunelin e Komanit, hapin portën e Zadejës së Vaut të Dejës përveç turbinave dhe vjen pastaj përmbytja në mënyrë të rrufeshme. Njerëzit kanë qenë jashtë dhe nuk kanë hyrë dot në shtëpi. Ky nuk njeh asnjë ligj sepse ligjit detyron KESH-in të dëmshpërblejë çdo dëmtim që bën. Ne do marrim nismën duke detyruar KESH-in të krijojë fondin e përmbytjeve, i cili të mos ndikohet nga funksionimi i tij, por të jetë i detyruar që ai fond të ruhet. Ligji detyron atë që përmbyt të paguajë, kurse këtu nuk funksionon sepse këta e kanë shndërruar KESH-in në një ndërmarrje private. Kanë prodhuar në 2021 9 terravat/orë energji, është 2 terravat më shumë se gjithë konsumi i Shqipërisë. Këtë vit është prodhuar fiks i gjithë konsumi i Shqipërisë në këta muaj. Këta bëjnë bixhoz me shitjet e blerjet e energjisë, dhjetëra milionë i çojnë në llogaritë offshore. Kanë 10 vjet që nuk dëmshpërblejnë asnjë.Japin dorëheqjen se janë me rroga minimale. Oficer burri i botës, kolonel, del punon kamerier pasdite se nuk ia del dot. Këta lumturojnë veten e kujtojnë se lumturojnë popullin. Këta mjerojnë popullin.
Do të bëjmë të pamundurën për të bërë avokatinë e çështjeve të drejtave. Do të çojmë ligjin në parlament për të detyruar KESH-in të ketë fondin e përmbytjeve”, tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione
Bota

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione

6 Korrik, 2025 9:08 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk formon parti

6 Korrik, 2025 8:50 am
Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave
Bota

Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave

6 Korrik, 2025 8:40 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Kryesore

Parashikimi, 6 qershor 2025

6 Korrik, 2025 8:28 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 korrik 2025

6 Korrik, 2025 8:06 am
Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
Para
Borrell: Nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Borrell: Nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Kurti takim me përfaqësuesin e lartë të BE, Vuçiç luan shah në Bruksel

Kurti takim me përfaqësuesin e lartë të BE, Vuçiç luan shah në Bruksel

“Përmbytjet nuk u shkaktuan nga zoti”, çfarë deklaronte Rama kur ishte në opozitë

“Përmbytjet nuk u shkaktuan nga zoti”, çfarë deklaronte Rama kur ishte në opozitë

TE FUNDIT

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione

Trump i zhgënjyer nga Putini, paralajmëron sanksione
6 Korrik, 2025

Ukraina iu kundërpërgjigj sulmeve ruse dhe goditi një bazë ajrore të shtunën, ndërsa Rusia vazhdoi të bombardojë me qindra dronë...

Lexo më shumë

Elon Musk formon parti

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
6 Korrik, 2025

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka njoftuar se e ka formuar “Partinë Amerika”. Vendimi për hapjen e...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave

Përmbytjet në Teksas, rritet numëri i viktimave
6 Korrik, 2025

Përmbytje katastrofike kanë goditur Teksasin qendror, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave, përfshirë 15 fëmijë, ndërsa operacionet e...

Lexo më shumë

Parashikimi, 6 qershor 2025

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
6 Korrik, 2025

Do të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com