Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nga Kruja: Parlamenti si pasarelë mode! Ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta si princesha!

2025/04/18 at 3:14 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Kruja: Parlamenti si pasarelë mode! Ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta si princesha!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Krujë, ku ka zhvilluar një takim në një biznes fason.


Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te projekti i ‘Shqipërisë Madhështore’, i cili sipas kryedemokratit ka për qëllim nxjerrjen e shqiptarëve nga mjerimi dhe varfëria.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë jam këtu për të paraqitur para jush projektin tonë të ‘Shqipërisë Madhështore’. Ky projekt siç kanë të njohur dhe kandidatët tanë për deputete, kam theksuar disa herë, synon në shtyllën e parë të tij, nxjerrjen e shqiptarëve nga mjerimi. Dhe sot, sipas përkufizimit të varfërisë ekstreme, 57% e 760 mijë pensionistëve janë në mjerim, marrin një pension të atillë, që i bie të jenë në mjerim. Ne do të vendosim një minimum jetik prej 200 eurosh, për çdo pensionist, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim, për çdo fëmijë të një gruaje apo burri familjar.

Së pari me këtë synojmë të lehtësojmë dhimbjen. Këta kanë nxjerrë një moto se në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Nuk ka gjë më ekzistenciale, më të turpshme. Çfarë do thuash ti me ketë, nuk vdes kush, si mund të diskutohet. Nuk kanë vdekur. Vetëm në periudhe zie buke, por nuk thotë një shtetar që nuk vdes kush për kafshatën. Por problemi është a e numërojnë kafshatën, problemi është sa e sigurojnë kafshatën. Problemi është jo vetëm për vete, për fëmijët e tyre, sa mund të mbajë sofra e tyre me ato që japin.

E vërteta është se sot, edhe për shkak të sofrës, më shumë për shkak të sofrës, janë me qindra mijëra familje që i kanë nisur fëmijët jashtë sepse nuk kanë pasur mundësi të jetojnë së bashku me ato që marrin. Ndaj dhe ne i japim një përgjigje kësaj, sikundër i japim një përgjigje të madhe rrogave. Ne do ecim drejt dyfishimit të rrogave. Absolutisht.

Ne vendosim rrogën minimale 500 euro. Por ju garantoj se sipërmarrësit tuaj do kenë nga ana tjetër, të gjitha lehtësirat fiskale në mënyrë që biznesi i tyre të ketë sukses të vazhdueshëm. Çfarë do bëjmë ne së pari. Të jemi realist. Këta e mbajnë biznesin me shumë, shumë vështirësi. Sepse rënia e euros nga rreth 140 lekë në 90 lek, është një rënie që këta i dëmton në mënyrë shumë thelbësore.

Atëherë, hapi i parë, 100 ditët e para do krijohet një bord i cili do i kompensojë këta zotërinj të nderuar qindarkë për qindarkë, rënien e euros. Pa asnjë diskutim do bëhet. E nuk do kërcënohen më këta. Urdhëro i mban me humbje, e besoj plotësisht se nuk ka fitim 35% me fasonët, por këta bëjnë çdo gjë, manovrime, marrin kredi e me radhë për të mbajtur sipërmarrjen. Pra hapi i parë për ju, ne do krijojmë bordin që do kompensojë të gjithë fasonëve, të gjithë eksportin, çdo qindarkë euron e rënë.

Së dyti energjinë do e paguajnë me 6 lek. Tani çfarë ndodh me panelin diellor. E vjedhin në mënyrë të turpshme. Panelin diellor i ka kushtuar 400 mijë euro dhe ky prodhon energji. Dhe kur nuk punon ndërmarrja energjinë e fut në rrjet dhe ja marrin pa lek, në vend që të ja paguajnë. Shtet zuzar. E bëjnë vetëm këta, në asnjë vend të botës, se ky është investim. Ai investim do një kohë për tu shlyer. Por këta asnjëri nuk ja kthejnë energjinë që i marrin, rimbursim. Kilovat për kilovat do të paguhet ose do u rikthehet me energji. Urdhëroni çfarë klime krijojnë këta për biznesin.

Berisha ka akuzuar sërish ministret për shpenzime të mëdha për aksesorë dhe çanta të shtrenjta, me të cilat janë parë në Kuvend.

Kanë mashtruar dhe vjedhur, i shihni vetë ato ministret. Gjersa unë ngrita zërin në Parlament, se parlamenti nuk është pasarelë mode, ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta, a thua janë princesha e jo shërbëtore të qytetarëve. Gjëra si nuk i imagjinon kurrë me rrogën tënde, nuk del rroga. Të gjitha këto do përfundojnë më 11 maj, paratë do u kthehen qytetarëve.



Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Gruaja e Roan Brahimit flet për vrasjen e vjehrrit në Lezhë dhe atentatin me 4 të plagosur në Tiranë

Gruaja e Roan Brahimit flet për vrasjen e vjehrrit në Lezhë dhe atentatin me 4 të plagosur në Tiranë

Pas bisedimeve në Paris, a u hap një kapitull i ri për paqe në Ukrainë?

Pas bisedimeve në Paris, a u hap një kapitull i ri për paqe në Ukrainë?

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

BE: Është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt Qeverinë e re
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com