Kryesore

Berisha: Nga e hëna kthehem në Kuvend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 11/01/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ditën e hënë do të rikthehet në Kuvend, pas një mungese të gjatë për shkak të foltoreve që zhvilloi në të gjithë vendin.

Në “ABC”, Berisha tha se në Parlament do të qëndrojë në vendin e tij që ka pasur më parë në karrigen e Parlamentit.

 “Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një axhendë pak si më të veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar. Vendimet e lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jem një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona”,-tha Berisha./ Opinion.al

Pas