Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për atë që po ndodh në Shkozë, ku ka nisur shembja e shtëpive në kuadër të projektit për rehabilitimin e Lanës.
Berisha e quan terror atë që po ndodh në Shkozë, pasi shteti ka cuar forca të shumta policie në mbështetje të punojnësve të IKMT-së. Po kështu ai u bën thirrje mediave të mbajnë anën e viktimave (banorëve) dhe të pasqyrojnë të mos bllokojnë lajmet për këtë ngjarje.
Statusi i Berishës në facebook
Stop terrorit shteteror ne Shkoze!
Shtetrrethim ne Shkoze. Qindra police e bandite me uniforme kane rrethuar Shkozen dhe banoret e saj, qe po mbrojne shtepite e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shteterore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave.
U bej thirrje mediave te mos bllokojne lajmet por te qendrojne ne anen e viktimave! Sb