Aktualitet

Berisha: Në selinë e PD do të shkojmë në momentin më të parë …


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 11/12/21 |
Opi Nion

Në mbyllje të kuvendit të jashtëzakonshëm, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar atë si një monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik. Në një dalje për mediat, Berisha tha se sot u zhvillua ndeshja më madhështore mes lirisë dhe të shkuarës.

“Ky kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari I këtij lloji në historinë e pluralizimit në Shqipëri, por mundet dhe në Europë dhe në botë.  Sot, në 8 orë pa pushim mbi 4 mijë delegatë vendosën firmat e tyre në këtë moment madhështor të rivendsojes së pluralizimit politik, të rithemelimit të PD-së si forcë vigane opozitare”, tha Berisha duke shtuar se do të shkojë në PD në momentin e parë që do të vendosin.

“Peng Basha i rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës, tregoi se është një kufomë politike dhe asgjë më shumë.

Selia e PD është aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Ajo nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe banadat e Edi Ramës. Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd, sepse në mënyrë absolute ky revolucion do të kthehet te ti Edi Rama. Revolucionit nuk i reziston dot kush”, tha Berisha./Opinion.al

 

Pas